Besa Januzi Rexhepi:Urime Kosovë Pavarsia
Sot po festojmë Kosovë kudo në botë, aroma liri po i vjen,
Mendja më rri vetëm te ti, o vendi im, vendi i shqiponjave,
Ne jemi krenar me ty atdheu im i shtrenjtë e i begat,
Sot ti Kosovë po shëndritë si dielli lart në qiell.
Mua sot nga Amerika, më kapluan mendime të furishme nga lufta e fundit.
Qëndresa e pathyeshme e Ushtrisë Çlirimtare, u derdh gjaku lum,
duke mbrojtur atdheun, pragun e shtëpisë, lirisë ia falën jetën.
Ne po e gëzojmë lirinë, që e sollën dëshmorët, me flamur të kuq në dorë.
Sot jemi të lirë sikur zogjët në fluturim, në qiellin e kaltër të pa anë.
Sikur të fluturoja edhe unë bashkë me zogjët drejtë atdheut.
T’i bashkohemi këtij gëzimi të madh, Rroft Pavarsia e Kosovës!!!
Le të ndihet brohoritja e njerëzve të lirë lart e më lart, kudo në botë.
Ti Kosova ime, dashuria ime, me gjitha të mirat që i ke,
Me pyje të gjelbëruar, me kodrina e fusha, lugje e prrocka, me kroje e ujë të kulluar.
Aty pushojnë ëndrrat e mija, kur isha fëmijë dhe rinin time!
Kosovë falem para teje, me zemër të lënduar,
Nga mërgimi larg teje, ndjehem e humbur dhe e tretur, shumë larg, përtej Oqeanit.
Sot po festojmë Pavarësinë e Kosovës!
Seq mu trazua malli, sytë me lot mu mbushën,
Sikur të fluturoj të kaloj, male e dete, oqean e fusha me lule e mos të ndalem derisa të vijë e të them
RROFTË KOSOVA IME, RROFTË PAVARSIA!!!
17 shkurt 2022
