Besa Jonuzi Rexhepi:Vjeshta


Besa Jonuzi Rexhepi:Vjeshta

Ç’ke moj vjeshtë që sot je e zymt?

Me një qilim ngjyrash tokën mbulove,

Në qiell ca re të zeza, fryen erë e leht,

Rigon shi, rrezet e diellit na mungojnë.

Mëngjeset e ftohta edhe mbrëmjet gjithashtu,

Luleve jeta ju ka sosur, ftohtin se durojnë,

Në mes ditë ca rreze dielli, na ngrohin pak,

Ca lule futa në shtëpi, nga ftoti t’i mbroj.

Sa e bukur je moj vjeshtë, me fruta plot,

Zbukuruar me gjethe ngjyrash, si në piktura,

Një pemë me gjethe të kuqe, një me të verdha,

Një lis me gjethe të kuqrremta, një i blert.

Thon se zemra e pemës rrah në fruta,

Me gjethe frymon, ato bien në tokë,

Frutat i mbledhëm, se i duam shumë,

Ca drunjë ngelën si të pajetë,

Shpezët shtegtare ikën në vende të ngrohta,

Kohën e ftohët nuk e përballojnë, dot,

Lan çerdhet të shkreta, ikën larg ato,

Por prap do këthehen në pranverë.

Kënga e zogjëve është ndalur!

Zëri i tyre melodik, më mungon,

Sikur kanë harruar notat në pentagram,

Do më mbys malli deri në pranverë.

4 nëntor 2021

Michigan!

About Post Author