UNË E TI N’ KOSHARE
Unë e ti n’Koshare,
Ishim në atë kohë,
Ti në istikame,
E unë jo,se jo.
Ti ishe n’Koshare,
Ku shkonte flakë , e tym i zi,
Edhe unë n’Koshare,
Tuj ngran e tuj pi
Ti nē Koshare,
E hape kufinin,
Edhe unë n’Koshare,
E qaja shalqinin.
Pastaj erdh Lirija,
Qe e fituam me gjak,
Unë e ti ,luftetar t’Kosharës,
Me hak, a pa hak!?
Vitet ikin shpejt,
Si uji nen Urë,
Cili jemi ma luftetar,
Ma thuaj o burr?
Ti qe jetën,
E pate në rrezik,
Apo unë qe rroja,
Si dhënderr nder miq?
Po sot unë ma luftetar,
O trim n! Koshare ,
Se jam ngritë n’pozita,
Kam shkel mbi varre!
Pra populli im i dashur,
Nese doni me vlerësue,
Njësoj luftëtar Koshare,
Me llogarisni dhe mue!
Bonn.06.07.2022
