RAPSODIT ALI KRASNIQIT
Edhe njē sharki,
Paska mbet var n’mur,
Sot paska ik ,
N’atē bot njē burr.
Mirē ia thojke,n”tela t’sharkisē,
Kur kēndojke , Vajn e Avdisē.
Kur kēndojke ,Oso Kukēn,
Mirē dasmorēt ,e krisin pushkēn.
Kur kēndove, Mallin pēr Isēn,
Qe me lot, e qave vet,
Sot t’erdh dita o Ali,
Bashk me te, mu pjek n’ahiret.
Sot sharkija, ma s’po bjen,
Ka mbet var, n’ball nē Odē,
Sot Aliu ne na la,
Oaska ik ,nga kjo botē.
Ike sot, o rapsod,
Me u bashku ,me rapsod tjerē,
Zani yt ,dhe ti vet,
N’zemrat ton ,do jesh pērherē.
Do mungoj, zeri yt,
Dhe njē bylbyl, paska lan degēn,
Veteran i folkorit ,o Ali,
M’beso kurr , s’ta menum vdekjēn.
Fli i qet ,n’tokēn e Kosovēs,
Qe aq shumē, i pate kendue,
Thon bilbili, e ndali kēngē,
Paska shku, pak me pushue.
Do mungoj, dora e Alis,
Me kēndue, n’tel t’sharkis,
Ksaj sharkije ,qe ti i re’ ,
Do e kisha que ,ne muze.
Bonn.22.12.2022
