Besnike-Blerta Basha


Të jesh besnike çdo ditë në jete,

është dashuri shpirti që fletë vet.

Është zemra që ndjen dhimbjen

Është ajo që dridhet prej lumturisë

Eshte ajo që digjet prej dashurisë,

Besnike e vendosur e gjithësisë.

Dhe kurrë tradhëtare e jetësisë.

As zoti nuk ka forcen e vendosjes

Siç e ka shpirti në të vërtetë.

Dhe dielli rreze artë nuk ngroh kaq

S’a ngroh dielli i zemrës time.

Kur mbi tëndin kraharor vendos kokën

Me frymemarrjen e shpirtit tënd flë si një zog i vogël

Eh… dashuria e vërtetë lind një herë,

dhe s’vdes kurrë po,kurrë asnjeherë.

Unë gjithmonë jam unë që,kam fal shpirtin.

Në dhimbje e gëzime çdo gjë që jeta sjell.

Dhe lotët që rrjellin prej dashurisë si ujvarë,

më pëlqejnë se ikam kujtimet qiellore prej shpirti.

Lot si pikat e mjaltit të bletës,

kur rrjedhin nga kosherja,

ëmbël mbi faqe ngrohtë -ngrohte,

më japin ndjesin e të quajturit dashuria më e madhja në botë!

Je pasqyra e shpirtit tim.

Me ty shoh gjithçka që nuk ka fund.

Shoh dashurinë e ëndrrave të jetës,

që më lumturon çastet ditët netët,muajt e vitet,

unë jam e jotja deri në vdekje,

dhe shumë besnike..!!