Bestar-Vaso Papaj


Bestar*

Shembet skela, shembet bota.

U ça qielli, s’ka më Zota.

Heshti kënga e shqiponjës.

Humbi frymë në gojë t’ulkonjës.

Ëngjëll je, që re nga malet,

Tërë rininë ta mbytën hallet.

Ëngjëll je, erdhe nga qielli,

I mbështjellë me rreze dielli.

Tremben zogjë, thyhen kokalla…

S’kam më fjalë, m’u bën gërmadha.

Në një vend që s’ka më shpresë,

Një Bestar duhet të vdesë.

*Bestar Veliut, gjimnazistit shembullor dhe studentit të UAMD gjithashtu, që për të mbajtur familjen dhe për të përballuar shpenzimet e shkollës, punonte gjatë verës në ndërtim në një pallat në zemër të qytetit. Ra nga skelat

dhe e mbylli jeten e tij si ëngjëll.