Betejat dhe heronjt ne pentagramat e realitetit
‘’Ky monument bazoreliev u vu në nderim të dibranëve që dhanë jetën në luftrat kundër pushtuesit serb në vitet 1918-1920 në Dibër.,, Edmond Hasani (fb 04.11.2024)
Skulptori S.Spahiu -invetstitori Zaim Krosi
Nuk dëshiroja të shkruaja për takimin në qytetin e Firences me historianin e etnografin Haki Përnezha. Edhe pse mua më pëlqente e deshiroja të shkruaja për ‘’Balzakun e Çidhnës.,, Aspak për t’i thurur levdata për ato që ka studiuar, shkruar, referuar, debatuar etj. Por për atë që Hakiu është njeri i tillë me kulturë, por që me urtësinë e dinjitetin e tij, kërkon të lerë gjurmë përveç të tjerash në peisazhin kulturor e historik Dibran. Shpresoi të mos m’i marrë për keq këto që bisedova në dy takimet, këtu në qytetin e rilindjes italiane të artit e kulturës.
Më nxiti e më futi në udhën e krijimit të këtij shkrimi Zoti Edomond Hasani me një thirrje që i drejtohesh kryetarit të Bashkisë Pashkopi Rrahim Spahiu për një bazoreliev që fatkeqsisht ka mbetur vetëm në kujtesën e qytetarëve Peshkopias. Kërkesa e tij është ndërtimi, apo më mirë krijimi i një të tillë pse jo skulptur ose shtatore. Ky postim ka ngjallur mjaft reagime me mendime te ndryshme. Sigurisht që është normale në demokraci. Unë do t’a shtroi problemin paksa ndryshe.
Monumenti i Gj.Kastriotit ne studion e S.Spahiut
Të njëjtin problem ka shtruar para Krytarit të Bashkisë Peshkopi, historiani H. Përnezha. Ngritjen e një monumenti prej bronxi, ku të përfaqsoi luftën nandë vjeçare të përgjakshme, por titanike të popullit dibranë. Edhe sipas reagimeve në statusin E. Hasanai dalin disa probleme:
Mendoi shkruan,-Rust Paci,-duhet gjetur një vend i përshtatshëm i mbështetur diku në vend të dukshëm një vepër që përkujton luftën e gjyshërve tanë për mbrojtjen e vatanit.,, Mendim i drejtë. Por që kërkon të pyeten historian, gjeograf etj. Me serbët, luftrat e betejat në Dibër janë të shumta. A nuk do të ishte e drejtë të vendosej në kodrën e Llasenit, diku aty pranë ku është vendosur restorant ‘’Oxhaku? Përndryshe do të humbeshim nëpër kodrat e dibrës për ta gjetur vendin e duhur.
- Monumenti (me autor skulptorin Fitim Sulën),- shkruan piktori dibran Zaim Elezi,-jo vetëm që nuk duhej hequr, por duhej të derdhej në bronz, pasi ai mbart,… vlerat historike të luftrave të vazhdueshme të Dibrës…,, Duhet derdhur në bronx, sigurisht. Duhet një skulptor i shquar si Fitim Sula, autor i tre monumenteve, te ura e Topojanit, fatkeqëshit i zhdukur; te varrezat e dëshmoreve dhe ky që po shkruajmë.
- ‘’…Ai (monumenti),- vazhdon piktori i shquar dibran,- ka qenë një vepër shumë moderne për kohën që u krijua, qartësisht me vlera të qënësishme dhe të dalluara artistike në rrafshin kombëtar.,, Unë mendoi se gjëndet skulptori. Mirëpo më parë duhet kryer projekti, preventivat, pasatj të kërkohen investitori. Arsyeja e thjeshtë se shpenzimet jane të konsiderueshme. Shembujt nuk mungojn. Shtatoren e Gjergj Kastriotit në qytetin e Peshkopisë e krijoi skulptori shkodran Sadik Spahia, me investimin e Zaim Korsit nga Grezhdani. Ai u përurua në vitin 2009.
- Ndërsa Jashar Shehu shkruan, –A kanë emra ata luftëtar Dibranë…,, Monumenti duhet të shoqërohen me emrat e mbiemra më kryesorëve në luftën kundër serbëve. Kjo zgjidhet nga historianët H. Pernezha, S. Cami dhe historitë e shkruara nga Prof. K. Frashëri, M. Murrja, Prof. Bajram Xhafa, Rakip Sinani etj. në dokumenta arkivore etj. Po pse të mos vihet në nje vend të dukshem nje tjeter shtatore në një pozicion të lart edhe në fshatin Cerjan ku: ‘’… kane vrarë 26 djem të rinj,- shkruan Rust Paci, dhe vazhdon të shprehet me tej,- im gjysh me fëmijë dhe nanën e tij ka ndenjur për dy javë në arën me miser …,,
Mendimi tjetër i historianit H. Përnezha i shprehur në zyrën e Kryetarit, ishte. Që ai, Rr. Spahiu të bisedonte me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Zotin Benet Beci për të vendosur një shtatore bronxi diku në qytetit e Shkodrës ose rrethinat, kushtuar të vrarëve në luftë kundër Serbit. Unë shkoi me shpenzimet e mia,- i kishte thanun Hakiu Rr. Spahiut, vetëm të më pres në zyrë e t’a bisedoi. Emrat e deshmitë për keto luftëra e luftëtar i kemi të gjitha. Aty për aty kryetari nuk i dha përgjigje. Edhe sot e kësaj dite ende sundon errësira trishtuese për gjakun e të ranëve, në Tarabosh, ne Berdicë, në Kakariq, ne kalanë e Shkodrës,në Han të Hotit etj.
Mjaft ushtar italian kanë ramun në luftën kundër fashizmit në krahinën e Dibrës se Poshtëme. Edhe ato si bijët e bijat Dibrane e shqiptar derdhën gjakun për lirine e shqipërisë. Ishte edhe ky nje shqetësim prej kohësh që e bluante per brenda historianin Përnezha. Pikërisht ai i propozoi Kryetarit të Bashkisë, që diku të ndërtohesh një shtatore kushtuar këtyre të ranëve. Emrat i kam pothuajse të listuar, – i tha Hakiu Kryetarit,- veçse na duhet një inisiativë e juaja për kryerjen e kësaj detyre me karakter ndërkombëtar. A nuk do të ishte Kodra e Kubenit ku dhambët e çelikta kanë rrafshaur kurrizin, për të vendosur këtë monument. Biles të gjelbërohesh me drurë e shkurre sipas një projekti të një arkitekti e pylltarësh? Jemi në pritje, – më tregon bashkëbiseduesi Përnezha.
Shqetësimi i tij qytetar për të mbajtur gjithmonë të pastra e të bukura peisazhet si mikëpritëse të kulturuar të turistëve (shetitësve) e çoi historian Hakiun të diskutoi edhe hedhjen e urave të miqësisë në mes qytetit të Firences në Toskanë Itali dhe qytetit të Peshkopisë e Dibrës në përgjithësi. Edhe kjo ka mbetur andërr në syrtar siç thuhet tani ma. Qëllimi tij ishte që të merrte nga Firencia edhe dhjetra kazana plehrash që andej nuk i përdornin. Ndërsa për qytetin e Peshkopisë e Dibrën e Poshteme, pra fshatrat ishin mjaft dobiprurës. Kjo fale njohjes se Hakiut me një dibranë që njihte proanrin. Ky kishte shprehur deshirën që t’ia falte, dhuronte Dibranëve se sa t’i shkatërronte.
Një tjetër shqetësim i ‘’Balazakut të Çidhnës,, është që emërtimet e fshatrave në gjjuhën Serbe e Bullgare të riemërtohen në gjuhën shqippe. Këtë propozim krahas kryetarit të lidhjes të intelektualeve dibranë për Peshkopinë, ia parqiti në Bulqize zv/ kryeministres Belinda Ballulku. Ajo i ishte përgjigjur që ky propozim duhet të na vijë nga baza, jo nga një studiues ose njeri i vetëm. U fillua në Qeverinë e Ahmet Zogut pas afërsisht një shekulli duhet t’a konkretizoj, t’a kryej brezi ynë. Domozdoshmëri historike. Tani kushtet janë shumë më të favorshme.
Nga sa trajtuam më sipër mund të dalim me disa mendime:
- Intelektualët dhe populli i Dibrës në përgjithesi po ndërgjegjhësohen për gabimet apo fajet e kryrera pas vitit 1990. Tanima na duhet t’i korrigjojm e zbukurojm peisazhet natyrore e historike.
- Kjo ndërmarrje historike, mjaft e randësishme për edukimin e brezave dhe lëvizjet e sotme turistike brenda dhe jashtë vendit tonë e Dibrës në veçanti ashtë mjaft dobiprurëse prandaj na duhet organizim, projekte, zbatime konkrete.
- Të gjitha këto propozime e të tjera përveç zërave të veçuar duhet të bahen, të kryhen nga grupe intelektualësh, nga shoqata të ndryshme edhe nga vete Anëtaret e Këshillit Bashkiak të Dibrës. Këto duhet të jenë në ballë, veprues të ndërgjegjshëm për të kryer këto zbukurime të peisazheve natyrore me ato historike e të tjera probleme që ka vetë lugina e bekuar e Drinit të Zi.
- Të gjitha këto duhet të shoqërohen edhe me investime nga grupe biznesmenësh dibranë, në bashkëpunim me intelektualët, skulptorët, piktorët etj. që nuk i mungojn Dibrës. Kuptohet kudo ku ato janë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë apo në shtetet e ndryshme të botës.
Si përfundim vetëm të organizuar, të mobilizuar, në bashkëpunim edhe me Bashkinë, duhet të çohen deri në realizimin e plotë të këtyre mendimeve, propozimeve që dalin si domozdoshmëri historike e zhvillimeve ekonomiko shoqërore të Dibrës së Poshtëme. Sigurisht dhe të vetë qytetit të Peshkopisë që ka ende shumë për të bërë, për të ardhur në formën arkitekturore qytetare që kërkon koha në zhvillim të vazhdueshëm.
Dibrani Selman Meziu