Bicikleta dhe…Nga Përparim Hysi


Nga Përparim Hysi

(më tepër se një tregim)

Kam arsye që të flas për bicikletën se jo vetëm ajo ka
qenë”makina”ime -dhe jo vetëm imja- por,me bicikletën kam shumë e
shumë kujtime.Këto biçikletat kanë qenë “makinat” tona të punës jo
vetëm në Myzeqe ku kam jetuar unë,po kudo nëpër Shqipëri ku ky mjet
mund të përdorej..Gjatë dyzet e ca vjetëve punë unë kam
përodur,pothuaj,të gjithë llojet e markave të bicikletave që janë
shitur në Shqipëri.E kam filluar me një “Robusta”,kam vazhduar me
një”Mifa”,me “Diamant”(të zi)(Këto qenë më të fortat nga të gjithë
bicikletat dhe pastakj kam vazhduar me një “Minsk”,me një “Zil”(ruse
këto marka) dhe,për të përfunduar në vitet e fundit me një bicikletë
kimeze grarishte që,këtë të fundit,e përdornim herë unë dhe herë
imeshoqe.Kjo qe edhe e fundit që
përdorëm,se,pastaj,lindën”kollajllëke” të tjera:pra,hynë makinat që i
nxorrën si jashktëkohe bicikletat.

* * *

Së pari,kam patur një”Robust” grarishte dhe kjo ka ndodhur në Janar
1962.E mora grarishte ,se po në janar 1962 u martova dhe ime shoqe e
kish punën larg..Gruan jo vetëm e mora kaure (kjo atë kohë,sidomos në
fshat) ,qe si një thagmë,qoftë për njerëzit e mi,po ashtu dhe për ata
të gruas,po ku dëgjoja unë me atë vesh,se…Jo vetëm kaure,por e mora
për ditë hëne(se,siç kuptohet,e “rrëmbeva”) ,dhe,në paragjykimin
popullor,për ditë të hëne,u martokan vetëm gratë e veja,ndaj dhe
,rreth e qark,shihja gratë e lagjes që shkulnin faqet.Më quanin të
krisur.Po “krisja” ime nuk kish as anë dhe as fund.E solla time shoqe
në shtëpi të hënën e 21 janarit 1962 (atë ditë mbusha plot 19
-vjeç,pra,kisha ditëlindjen!!!) ,dhe jo më vonë se të nesërmen
,mbasdite,mora bicikletën dhe bashkë timeshoqe,dola në xhade-si punë e
asj këngë që thotë:”Të dielë u martove,të hënën në punë!!!),- (xhadenë
s’e kam as 20 çapa nga shtëpia) , për t’i mësuar bicikletën!!! T’i
mësoja bicikletën se duhet të shkonte në punë si infermiere që qe.Kur
panë që “kokëkrisjet” e mia vazhdonin,atëherë grave të lagjes u ranë
faqet copë:në vënd të uronin,të trashëgohet,dhanë britmën:-Zengjine
(emri i sime ëme që ka vjete që më ka lënë) ,ç’të ka gjetur!!! Por unë
as që nuk pyeta,sado që e shihja mospëlqimin nga prindërit e mi.Por e
bëja nga e keqja.Jo vetëm ia mësova bicikletën simeshoqeje,por mos iu
duket çudi,po t’ju them se ime shoqe ka qenë femra e parë që ka ngarë
bicikletë në qytetin e Fierit.Ndoshta ka patur qytetare që e ngisnin
bicikletën,por kjo qe e para se do vinte në punë.Pra,e para që dukej
çdo ditë mbi bicikletë.

* * *

Natyrisht,të gjitha nuk i mbaj mënd,por bicikletën “Zil” e
mbaj mënd.Kisha vajtur dhe e bleva të re-akull në Tiranë.Ato kishin
dhe kilometrazh.Nga kilometrazhi dhe më kujtohet.Me mikun tim,Zenel
Sallata,sapo i kishim blerë dhe një ditë,në Fier (ka qenë ditë e
dielë),”Apolonia” do luante në Peqin.Sado që qemë në kategorinë e
dytë,ne nuk i ndaheshim skuadrës sonë.Brënda apo dhe jashtë,po të
luante.Vendosëm që me bicikletë të niseshim për Peqin.Një rrugë e dy
punë:Çuam kilomterazhet zero se donim të matnim distancën.Se sa orë e
bëmë,nuk ka rëndësi,se e bëmë ec e qëndro,po e gjetëm:Peqini nga Fieri
qe plot 54 kilometra.Dhe ndeshjen e Peqinit e paguam për një thelë-një
pelë..Jo vetëm që u mundëm 2 me 4 nga Peqini,po,kur u kthyemë,në
Lushnje na sosën fuqitë.Nuk po e shtynim dot më dhe ndaluam një
makinë.Ky,shoferi,një i njohur imi,pasi na urdhëroi që të hidhnim
bicikletat lart,na mori përpara dhe,kur zbritëm,në Mbrostar-Urën
time,më tha:-Nga 100 lek për person.Si!!!-shfaqja habinë unë,nga
Lushnja dhe as deri në Fier nga 100 lekë? Po shoferi qe më i zgjuar nga
unë:-Papi,Papi,qejfi paguhet.Qetë për futboll,hajd tundni lekët,se faj
pata unë që nuk u lashë atje,në Lushnje.Kështu që “tundëm” lekët.Por
se mos ishim të vetmit që ndiqnim ndeshjet me bicikelta.Po ka këtu
vënd për të shënuar për një të “sëmurë” pas “Apolonisë” që e ndiqte
skuadrën e Fierit kudo:ky ka qenë elktricisti fierak,Jani Tole.Do të
çuditeni,po ky,Jani Tole,kish ardhur me biciklete deri në Lezhë për ta
parë skuadrën e tij të zëmrës.Unë aso kohe isha ushtar në Shëngjin
dhe kur shkova për të parë ndeshjen me Fierin,takoj fierakë të njohur
dhe,mes tyre,Jani Tole,me bicikletë.Patjetër ky është “ginesi” i
pashpallur.Kushedi se ku e ka vërtirur kjo era e emigracionit,por
kurrë nuk e harroj pasionin e ti,pothuaj,të sëmurë,pas “Apolonisë”.

* * *

Dhe me të vëretë,ato,bicikleta,qenë “makinat” tona.Qenë dhe këmbët
tona.Pa ato,nuk do vinim dot në punë dhe na kanë bërë shërbime të
mëdha.Po të ndodhte që të prisheshin apo ca më shumë të na i vidhninn
(se duhet thënë që vidheshin),ndjenim sikur kishim humbur diçka të
shtrenjtë;ndjenin dhe dhimbje se e dinim se të nesërmen e kësaj
humbjeje krejt “aksidenatle”,do na lindnin vështirësi,pothuaj jetike.
Dhe kujt nuk i ka ndodhur një “avari” e tillë.Për “prishjet”,kish dhe
ilaç:qenë punishtet e artizanatit ku kish mjeshtra të
vërtetë,që,ne,pasi i njihnim,mundoheshim t’i zinim miq,se na duheshin
për ditë të keqe.Për t’i zënë miq,u jepnim pak përmbi hakën:herë drejt
për drejt dhe herë,me fshehuri syve të të tjerëve që punonin atje.Më
mjeshtërin në Fier,e kisha zënë mik.Sa herë që çoja bicikletën,e kisha
mësuar që i jepja diçka:qoft dhe një dhjetëshe të vjetër,de!Një ditë,i
them një shoku:-Çoje pak këtë biciketën time për t’i bërë një pulle.I
dhashë dhe lekët,po pa atë “bishtin” prapa.Ma solli shoku dhe
thashë:-Hera e parë që nuk pagova ryshfet.Po,kur bëra të ikja nga
Fieri,ballë për ballë me ustanë (atë,pra,mjeshtërin).Më thotë ai:-Sot
e kishe dërguar me atë shokun bicikletën.Dhe ta rregullova.Merreni me
mend:me qindra e qindra bicikleta nëpër duart e tij,megjithatë,ai e
mbante mënd bicikletën time,se gjithmonëe dorovitja..Kambanat binin
fort. -Ah,i thashë,më fal usta,se qeshë zënë me punë dhe tak nxora nga
xhepi një peëshjetëshe të vjetër (vetëm atë kisha),kështu që dola
rruar qethur.Por a mund të mbarojnë historitë me bicikletën dhe me
bicikletat?Kur e titullova shkrimin tim”Më shumë se një tregim),kam
aryse se,më poshtë unë do rreshtoj disa”histori” që,gjithsesi,kanë në
qendër bicikletat.

* * *

Sa e pashë një kolegun tim,më të vjetër nga unë në moshë , e ftova
për kafe.Koli,- i thirra,- hajde të pimë një kafe.Tek u afrua,pashë që
po shfrynnte:-Po njëherë,njëherë nuk më fali.Nuk po kuptoja dhe
kërkova që të shpjegohej. Ja, për këtë,që mos e pifsha dhe m’u bëftë
farmak,e pagova (më tregoi cigaren që po e thithte,sikur do t’i nxirte
tërë vrerin,) për këtë,sa u zgjata tek baraka për të blerë një
paketë,dikush më vodhi bicikletën.Dhe kafenë e piu zeher,pa sheqer. Pa
sheqer,shfaqa habinë unë.Po mua dhe nepërka,po më kafshoi,e mbys,-më
tha helm e vrerë.Dhe kish hak.E me se do shkonte në punë të
nesërmen.Por gjithmonë ka keq dhe më keq.Sado që e keqja jote të duket
më e keqja,por,tek gjerbnim kafen,mbrriti një i njohur tjetër.Ky qe
nga një fshat ngjitur me qytetin.E pamë që qe bërë tym dhe Koli,para
meje,i thotë:-Ore,burazer,mos të ka ngrënë gomari bukën që nxinë e
sterron kështu.Të bëj unë që më vodhën biçikletën hajde de,por
ti…Ky,tjetri,sa zu vënd,ripërsëriti:-Çfarë the,o Koli,të kanë
vjedhur bicikletën?.Po mua ca më keq:shkova në degë të brëndëshme
dhe,sa u futa brënda,për të takuar të plotfuqishmin,kur dola jashtë
bicikleta kish “avulluar”.Kthehem brënda që të ankohem.Kot.Ku ta
gjejmë ne?-thanë ata të policisë.Tym dhe sos në shtëpi.Më panë ata që
nuk qeshë mirë dhe kur u rrëfeva ç’më kish gjetur,im vëlla,më i vogël
nga unë,po është shpuzë dhe nuk mbahet.-Bicikletën!-bërtiti.Ku?Në Degë
të Brëndshme/?Vete dhe e gjej unë.I hipi bicikletës së tij dhe u bë
erë.Pas një ore u kthye.E pashë kur hyri në shtëpi,që i kishin rënë
pëndët.Po prisnim që të na rrëfente “trimërinë” e tij,por…foli si
nëpër gojë:-E vodhën edhe timen!!!Koli,humbësi,sdado i mërzitur,ia dha
të qeshurit:-Paska dhe më, keq…Po,ku mbarohen ato të shkreta histori
me bicikleta.Kur plakesh,kështu siç jam plakur unë,të vjen parasysh e
kaluara dhe zë e çmallesh apo më shumë përmallohesh.Siç m’u kujtu dhe
mua bicikleta dhe disa histori që,gjithsesi,kanë dhe pak komicitet
brënda.Duke e sjellë për lexuesit,them që secili mund të ketë të
tilla dhe nuk ka për t’u mërzitur.