Bij të Smokthinës që ranë 80 vjet më parë-Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj


Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Në veprën e Shevqet Musarajt “Shteg më shteg me partizanët e Divizionit të Parë Sulmues” në dialog me dëshmorin Reiz Rukës ka shkruar:

-Mbase do të kthehemi për së shpejti dhe, po u kthyem do të kemi fituar aq të drejtë sa të jetojmë të paktën më të lirë e më të gëzuar nga ç’jetonim atëherë.

-Do të kthehemi me siguri – ja prita, pa e peshuar mirë fjalën.

-Jo xhanëm, me siguri nuk themi dot, se kemi një luftë përpara dhe për këtë luftë ne kemi bërë hesap të lëmë edhe kokën…

Ra në Godolesh të Elbasanit

Sinan Mustafa Canaj lindi në Verbas të Ramicës në vitin 1913. Midis halleve të shumta të familjes mundi që të bënte dhe tri klasë shkollë në Matogjin. Pastaj Sinani u prfshi nëpunët bujqësore dhe blegtorale për të mbajtur familjen… situata e luftës kundër fashizmit mbriti dhe në Smokthinë, kështu që Sinani dhe familja Canaj u përfshi në LANÇ-in në vitin 1942. Ishte luftëtar në batalionin territorial vullnetar të Shullërit. Rreshtohet patizan në radhët e BrVS më 28 nëntor 1943, në Gumenicë të Vlorës. Mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi brigada. Ndërsa më 2 korrik 1944, në luftimet që po zhvillonte brigada ra në Godolesh të Elbasan. Është shpallur Dëshmor i Atdheut me vendim nr. 97, datë 22.09.1972 të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Vlorë dhe me vendim të Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”, nr. 790/4, datë 15.08.2020.

Vajzës sime t’i vihet emri, Festime

Reiz Ruka lindi në vitin 1919 në fshatin Matogjin të Smokthinës në një familje me tradita atdhedashëse e patriotike. Formimin e tij më të plotë e mori, kur ju dha mundësia të arsimohet, duke vazhduar shkollën Normale të Elbasanit dhe më pas në shkollën Tregtare në Vlorë. Reizi, jo vetëm studioi me vullnet e pasion, por në të njëjtën kohe, në shkollën Tregtare, njihet e bie në kontakt me revolucionarë, midis tyre me Hysni Kapo. Në vitin 1941, kur ende vazhdonte Lufta Italo-Greke, për mospjesëmarrje dhe dezertim në këtë luftë, Reizi burgoset. Shkaku ishte se jo vetëm kundërshtoi për të mos luftuar në front kundër grekëve, por se e kapën dhe duke shpërndarë trakteve kundër pushtuesit fashist. Nga burgu i Kolonjës, në internim ushtarak në Shijakut, gjen mundësinë dhe “arratiset” dhe kthehet menjëherë në familjen e tij, në Matogjin.

Në fshat, u bë një nga veprimtarët më aktiv, më të vendosur e më revolucionar në propogandimin e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai ishte nga të parët që merr pjesë në njësitin gueril dhe në çetën territoriale të Matogjinit, duke u shquar si një luftëtar trim në Luftën e Gjormit të fundvitit 1942 dhe në Luftën e Drashovicës në shttaor 1943. Shëmbullin Reizi e mori nga vëllai, Brahimi, i cili duke qenë posëkomandë në Voskopojë të Korçës, me gjithë xhandarët e postës radhitet efektiv në çetat partizane të qarkut. Shtëpia e Ruke u bë kështu një bazë e rëndësishme e ilegalëve dhe e lëvizjes. Ajo u dogj e para nga okupatorët fashistë. Me rritjen e luftës dhe të formimit të formacioneve të rregullta të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ai u rreshtua në formacionet partizane. Reiz Ruka ishte nga të parët partizanë që u rreshtua në efektivin luftarak të BrVS që më 28 nëntor 1943. Në të gjitha luftimet që zhvilloi brigada Reizi u dallua për trimëri, guxim, zgjuarësi dhe vendosmëri.

Ai ishte në ballë të luftimeve që bëri BrVS në operacionin e Dimrit të vitit 1943-1944, në luftimet në qarkun e Gjirokastrës, në mbrojtje të Konkresit të Përmetit dhe në luftimet e përgjakshme të Operacionit të Qershorit 1944. Br. V S niset me mission për çlirimin e Veriut të Shqipërisë. Në Qafën e Gjarprit toga e zbulimit, u ndesh trup me trup me gjermanët. Luftime kishte dhe dhe në Lis të Matit (Macukull). Partizanit Reiz Hamza Ruka nga Smokthina, kur mori vesh se më 24 maj 1944 i kishte lindur një vajzë, i shkroi së shoqes: “Vajzës t’i vihet emri Festime, në mënyrë që në jetën tonë e të saj të ketë gjithmonë festë”. Partizani trim nuk arriti ta shikojë vajzën e tij me emrin Festimen, sepse në një luftë të përgjakshme kundër forcave naziste e tradhëtare në Lis të Matit, në korrik 1944, Reizi ra heroikisht, duke qenë i bindur dhe i sigurt se Festimja, vajza e tij do ta gëzojë festën e fitores.

Në tekstin e letrës që komandanti i brigadës Shefqet Peçi i dërgoi familjes lexojmë: Familjes së partizanit të BrVS, Reiz Ruka. Biri juaj, Reizi në datën 26.7.1944 ra dëshmor në Mat me armikun dhe tradhëtarët e vendit. Gjaku i birit tuaj dhe i shokut tonë mbrujti themelet e lirisë dhe të popullit tonë dhe shkrojti faqe të reja lavdie për Brigadën tonë sulmuese, për të gjithë Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe për familjen tuaj. Duhet të jemi kryelartë për Reizin që luftoi heroikisht dhe u nderoi duke dhënë edhe jetën për interesat e popullit. E gjithë Brigada e V Sulmuese ju çon ngushëllimet më të përzemërta dhe betohemi mbi gjakun e birit tuaj dhe shokut tonë Reiz Rukës se do të vazhdojmë me besnikëri deri në fund rrugën që ai ndoqi dhe do t’i marrim hakun. Ylli që del mbi Smokthinë,/ I vogël po vetëtimë,/ Seç u vranë ca djem të mire,/ Reizi me Ismailë, ose Reiz Ruka smokthinjoti,/ Zemrën e fuçi baroti,/ Nëna jote bashkë me gjinë,/ Të ushqeu trimërinë.

Për aktivitetin e tij luftarak Reiz Ruka është dekoruar me Medaljen e Kujtimit, të Trimërisë dhe të Çlirimit nga Kuvendi Popullor. Shkolla e fshatit Matogjin mban emrin “Reiz Ruka”. Reizi la dy vajza që u rritën në kujdesin e nënës së tyre, Ylvie, e cila u bë një organizatore në luftë kundër armikut dhe luftëtare e emancipimit të gruas shqiptare. Ajo i rriti, i edukoi e i shkolloi, duke u bërë Iliriana mjeke dhe Festime mësuese.

Ra dëshmor në vendlindjen e Skënderbeut

Ismail Velo Deromemaj lindi në fshatin Mesaplik në një familje me tradita atdhetare, me ndjenjën e dashurisë për atdheun dhe me urrejtje për armiqtë. Familja e Ismailit dha gjithçka për LANÇ-in. Në qershor 1942, Ismailin u thirr për të kryer shërbimin ushtarak, në qytetin e Elbasanit, në batalionin “Tomorri”. U lidh me antifashistët e qarkut të Elbasanit, që punonin në radhët e reparteve ushtarake, ku panë te Ismaili dhe shokë të tjerë, cilësi dhe tipare revolucionare, duke u aktivizuar vazhdimisht. Isamili me grupin e shokëve u njohë në vjeshtën e vitit 1942, me oficerin revolucionar, Asim Zeneli, i cili filloi të takojë të gjithë me preteks se donte të këndonte këngë labe. Qarkori i qytetit të Elbasanit kishte porosi të organizohej dezertimi i ushtarëve. Dezertimi duhej bërë jo thjesht me një pushkë, por me marrje armë dhe municione nga depot e armikut për t’i dhënë karakter politik dhe ushtarak, për të lënë mbresa të thella në masën e ushtarëve. Në ditët e para të janarit 1943, 16 ushtarë organizuan dezertimin. Në mbrëmje në errësirë, u futen në depo dhe rrëmbyen armatim e municion deri në 24 pushkë, 8 mitroloza, 10 arka municioni, këpucë e veshmbathje. Në pikën e daljes i prisnin veprimtarë të qytetit për të ndihmuar në transportimin e materialeve. Ditën e dytë ju shtuan grupit edhe 8 ushtarë të tjerë që drejtoheshin nga i deleguari i qarkorit Avdyl Myzyri.

Në mars 1943, Ismaili kalon në Qarkun e Vlorës. Fillimisht u inkuadrua në forcat vullnetare territoriale të Smokthinës. Më 5 qershor 1943, me krijimin e çetës “Zigur Lelo” rreshtohet duke u emëruar skuadërkomandant. Në luftimet e zhvilluara nga çeta, Ismaili u dallua për guxim, trimëri e gjakftohtësi, për dashuri ndaj shokëve dhe drejtues i zoti. Në tetor 1943 u emërua zëvendëskomandant i çetës “Zigur Lelo”, e inkuadruar në batalionin “Halim Xhelo” dhe me krijimin e BrVS, çeta me komandant Ismailin formoi kompaninë e dytw të batalionit të parw.

Në përbërje të BrVS, Ismaili vazhdon luftën në Përmet, në Kolonjë, Tomorricë, në rrethinat e Tiranës e të Matit. Më 27 korrik 1944, Brigada duke kryer marshimin prej Matit për në Peshkopi, në afërsi të fshatit Sinjë, e gjithë brigada kërcënohej rëndë. Kompania e tij u ndesh me forcat mercenare të Halil Alise. Ismaili plagoset rëndë dhe mbas disa ditesh vdes në spitalin partizan në fshatin Sllatinë të Peshkopisë. Plaga ishte tepër e rëndë. Në spitalin partizan ju bënë të gjitha shërbimet. Do të presim një çikë njerën këmbë, Ismail, i tha mjeku partizan, duke iu dridhur buza. Do të bësh një çikë kurajo! Ta prisni more, foli Ismaili, i duhet luftës? Luftës i duhesh ti, Ismail! Po ç’pate që vure dorën në kokë, ke dhimbje? Ismaili, ashtu siç e kishte kapur fort dorën e doktorit, ashtu i mbeti. Ismail Deromemaj është shpallur Dëshmori i Atdheut dhe emri i tij është shkruar në labitarin e fshatit Mesaplik.