Bilal Xhaferri në Kosovë-Ildije Xhemali


BILAL XHAFERRI NË KOSOVË

Tokën e lirisë,

tokën me gjak larë

jo çdokush duhet ta shkel

se është Mekë

e LIRISË, Mekë

në shekuj e vjet

Desha,

dhe dua

jo të shkel,

por mbi të fluturoj

që aromën e tokës

të thith,

të asaj toke

që trimat

i RILIND!

Nuk e di

a jam e denjë

për sot,

për mot,

se këmba ime

gjumin,

mund t’ua prish

të rënëve.

Dëshmorët,

nuk duan idhuj

që gjoksin rrahin,

duan BESNIK

hipokrizinë

tej ta flakin.

Zgjova Bilalin,

të mënçurin,

të gjallin

rrugën të ma pri.

“Do vi,

por jo në podjume,

se podjumet

janë shpesh

fasada gënjeshtre.

Do të vizitoj,

sheshet,

vendet e betejave.

DUA

TË DËGJOJ

klithmat

e AMANETEVE

që heronjtë

na lanë!”