Një bilbil, pas një fluturimi të hareshëm, ra mbi një degë plepi të njomë me dhe filloi të këndonte me gëzim:
– Ci, ciii, ciiiiii – sa bukur në liri, sa bukur në lumturi!
Befas, menjëherë pranë tij, erdhën një tufë sorrash të egërsuara. Bilbilit ia ndëeprenë këngën dghe iu vërsulën me fjalë:
– Graaaa, graaaa! Shporru prej këtu! Vendi dhe plepi nga ti këndon janë tonët! Ti je në vend të huaj! Madje je i padëshiruar këtu. Me këto këngët e tua të këqija i shëmton këngët tona të bukura.
I trishtuar, bilbili ua dha flatrave. Iku larg, përtej, dhe u lëshua te një ferrë e shpeshtë në një livadh.
Nga ferra, e filloi sërrish këngët e tij.
Këndoi aq bukur, saqë e gjithë bota e bilbilëve e mbuloi ferrën. Kishin ardhur për t’i dëgjuar këngët më të bukura të këngëtarit të tyre më të shquar.
