BILBILI DHE SORRAT
Një bilbil, pas një fluturimi të këndshëm, ra mbi një degë plepi dhe filloi të këndonte hareshëm:
– Ci, ciii, ciiiiii – sa bukur në liri, sa bukur në lumturi!
Befas, pranë tij, ia bëhen një tufë sorrash të egërsuara dhe bilbilit iu vërsulën me fjalët:
– Shporru prej këtu! Vendi dhe plepi nga ti këndon janë tonat! Ti je në vend të huaj! Ti je i padëshiruar këtu, sepse me këngët tua, i shëmton këngët tona aq të bukura që i kemi!
I trishtuar, bilbili ua dha flatrave! Iku larg, përtej, dhe u lëshua tek një ferrë e shpeshtë në një livadh!
Nga ferra, ai i filloi sërrish këngët e tij!
Këndoi aq bukur, saqë e gjithë bota e bilbilëve e mbuloi ferrën! Kishin ardhur t’i dëgjonin këngët më të bukura të këngëtarit të tyre më të shquar!
