Bilbili – thëllëza
Në kodra dhe rrëza
Thëllëza këndon,
Kur këndon thëllëza,
Me këngën e bilbilit
Thëllëzat pendëarta,
Njerëzit thurrin vargje
Edhe mbushin karta,
Me zërin e bilbilit
Nis shkruan poeti,
Vargjet rrjedhin lumë,
Të kripur si deti,
Thëllëza e bukur
Me pendë të argjëndta,
Vargjet rrjedhin krua,
Si mjalti të ëmbla,
Dhe me dallëndyshet,
Bishtin si gërshërë,
Poeti tjer vargje
Një jetë të tërë,
Thëllëza në mbrëmje,
Bilbili në agim,
Bashkë me dallëndyshen
Sjellin frymëzim,
Të gjithë shpendë e kafshë
Kanë të tyret vlera,
Siç kanë manushaqet
Edhe luleshqerat.