BIOGRAFIA E NJË VALLTARI


Sabit Rrustem

Studiuesi Timo Merkuri sjell shkrimin e Sabit Rustemit:

Valltari i Karadakut ZIJA ALIU iku sot në amëshim. Duke e përcjellur me dhimbje e lotë kujtojmë biografinë e tij qytetare dhe artistike, të cilën jua paraqesim për kujtesë:U lind më 22 Kallnor (Janar) 1951, në fshatin Remnik, komuna e Vitisë. Përgatitjen fillore, në fshatin e lindjes.Përgatitjen e mesme, në normalen e Gjilanit dhe Ferizajit ( nga shkaku se u përjashtua në Gjilan, si pjesmarrës i demonstrative të vitit 1968).Veprimtaria arsimoreNga Viti 1972 – 1992, mësimdhënës nëpër shumë shkolla fillore në komunën e VitisëNë vitet 1982 – 1987, i përjashtuar nga procesi mësimor , shkaku i vënies në skenë të Valles së Kaçakëve, në Festivalin Ballkanik të Folklorit “Ohri ‘81”..Nga viti 1992 e këndej, ushtron biznes privat si dhe veprimtari kulturore e humanitare.Veprimtaria KulturoreNë vitet 1966 – 1968Anëtar iSHKA “Zenel Hajdini” – Gjilan,Në vitet 1968 – 1971Anëtar i SHKA “Kastrioti” – FerizajNë vitin 1972Themelon SHKA “Rreze Dielli” – RemnikNë vitet 1972 – 75 (si student)Vepron në SHKA “Ramiz Sadiku” dhe në Anamblin “Shota” – Prishtinë.Në vitin 1976, themelon ansamblin e folklorit në nivelin komunal të Vitisë, i pagëzuar së voni me emrin e dëshmorit Kemajl Azizi.Pjesëmarrja nëpër FestivaleMes viteve 1971- 2008Në dhjetëra e dhjetëra festivale në nivel vendi që nga Gjilani, Gllogovci, Prizreni e Prishtina.Në dhjetëra e dhjetëra përfaqësime të Kosovës, në shtete të ndryshme të Ballkanit e EuropësMes viteve 1993 – 2003, gjithashtu :Kontribues dhe anëtar i AKV GURRA nga Gjilani, si valltar por edhe performues i lojërave popullore dhe sponzorizues i veprimtarive brenda e jashtë Kosovës.Shpërblimet më të rëndësishmeTri herë, valltari më i mirë i Kosovës për luajtjen dhe demonstrimin e valleve burimore të Karadakut.Në vitin 2005 në një festival të folklorit në Francë, në mesin e 16 shteteve pjesëmarrëse, nderohet me Kupën “Ganat 2005”.Më 2006, në Ankara të Turqisë meriton Shpërblimi Special për kontribut të veçantë, dhënë kulturës.Më 2008, në Shqipëri ( “Bajram Curri ‘2008 ) mer çmimin e madh “Panajot Kanaqi, si valltari më i mirëVeprimtaritë humanitareNë vitet 1990 – 2010, pajtimtar i shumë gjaqeve, konflikteve dhe ngatërresave të ndryshme në Komunën e Vitisë e Anamoravë.Nga viti 1992 e këndej, sponzorizues i shumë veprimtarive kulturore përmes firmës private PRES – COM – Viti.Ndihmues i familjeve skamnore dhe shoqatave të ndryshme të themeluara pas luftës .Njohës, kultivues dhe afirmues i traditave kulturore shqiptare të Krahinës së Karadakut.I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

4Timo Merkuri, Arqile Vasil Gjata dhe 2 të tjerë

About Post Author