E mora hënën në duar
Bisedova gjatë me të
Më mbajti shumë sekrete
Për universin nuk më tregoi asgjë.
Hënë e fshehur në errësirën e natës .
Rruga jote është shumë e vështirë
Të bisedosh me malet dhe pishat e
e thara,
Dhe maleve të lartë sy ngrirë.
Gjithë atyre pyejeve pa shpresë
Që kërkojnë shpëtim dhe jetë
Qyteteve të boshatisura
Shtëpi të lëna në errësirë të përjetë .
Njerëz të lënë në harresën e kohës
Të vetmuar si pylli me gjethe përtokë
Hënë që i vinë vërdallë tokës së lënguar
Rrezet i gjezdis të mbushura me lotë.
Fëmijë të pa ngrënë nëpër rrugë
Sytë kthejnë në hënë dhe shikojnë
Diellit i flasin me lutje
Në të madhin zot lutjet kërkojnë.
Në qoshe të rrugës zbathur
Si pisha që i kanë rënë gjethet
Kërkon shpresë nga lëkura e saj.
ylberet qajnë me derte .
Kjo botë e rrëshqitur mbi ledhe
Rreth e qarkë dielli thikë
Se dimë ç’farë sekreti përmban
Nga udhëtimi që bën përditë .
As hëna nuk di ku e ka shtëpinë
As ne qiell as në tokë
është ngatërruar udhëtimi
Nga trafiku që ka kjo botë.
Mbrëmjeve të bukura
Me kënaqësinë tënde ,
Na jep dritë pa dhëmbje
Ta bëjmë kurorë zëmre.