Bisedë me poetët-Gina Kapaj Xhaferaj


Bisedë me poetët

Kërkoj një pëllumb të bukur, të bardhë

Mbase le të jetë dhe pëllumb postjer

t’i lidh në këmbë fjalën time me mall

qoftë në dimër apo qoftë në pranverë.

Dua ta dërgoj në shume vende të botës

Atje ku ka poetë të shumtë e të zgjuar

për pushimë të bukura ata t’i uroj

të jenë përherë të qetë e të lumturuar

Nuk dua për ta vetëm rrjetet të shumta sociale

po i dua në një sofër në një asmable

fjalët e tyre të jenë sa më të mira ilaçe që plagët shërojnë

që botën ta bëjnëmë të shenjtë.

Dua që fjala e poetëve të jetë barricade

të ketë kjo botë paqe e aspak luftë

të mos lëmë lotin e fëmijëve të dalë

të mos ketë spitale e microbe kurrë

Të mos ketë varfëri e dhimbje në tryeza

të mos i ndajmë nerëzit sipas racës dhe ngjyrës

të mos ketë armë bërthamore në beteja

por të ketë vetëm gëzim mes fytryrrave

Mblidhuni të gjithë të bëjmë diçka sot

Se nesër do jetë vonë, ah, sa vonë!

Gina Kapaj Xhaferaj

Athinë

30/7/2023