Bjeshkatarëve të Sharrit


BJESHKATARËVE TË SHARRIT
(e shkruar sharrjançe)

Bjeshkatar, mos thuaj u lodha
Sa herë që ngjitesh Majës së Malit
Thuaj, -një tufë lulesh mblodha
Për kurorë të vashës dhe djalit.
Dhe kur arrijsh në lartësi
Me rreze dielli ti prarohesh
Dëgjon rrëfime nga perëndi
Për bama t’moçme ti kujtohesh.
Kape Unin e mbahu për të,
Qëndro djalë e mos u the…!
Ai burrë që shkel n’Bjeshkë Sharri,
Zemrën e ka me hov prej djali.
Dhe mushkëritë sa i gëzohen
Ngjitjes sate drejt naltësive
Nga ajër Bjeshke ato pastrohen
Flakin smokun e ultësive..!

About Post Author