BJONDINE ME DY NISHANE


Godo Mehmetaj

BJONDINE ME DY NISHANE

Bjondine me dy nishane
nje ne faqe nje ne gushe
buza jote paparunde
ma ka ndezue trupin prush

Me ata sy si kristali
dua brenda qe te zhytem
edhe po s dolla i gjalle
aty dua qe te mbytem

Sa me mundon moj aman
dhe ma plase kete zemer
eja te themi dy fjale
te mos te shikoj ne enderr

Bjondine me dy nishane
nje ne gushe e nje ne faqe
ma jep njerin qe ta puthe
se me trete ne maraze

Ne se vjen ne keto ane
dhe e degjon kengen time
vetem ti me ben derman
mi largon keto renkime

Nga Godo Mehmetaj

About Post Author