BLEJE PUSHKËN PËR LIRI


Poezi nga Kasam Shaqirvela

Kushtuar mësuesit të shkollës së parë shqipe të hapur në, Gajre të Tetovës, në vitin 1943…Sipas rrëfimit të babait tim, mësues veteran, Ismen Vebi Shaqiri-Vela, që në atë kohë pati fatin e mirë që ishte nxënës i tij.
*
BLEJE PUSHKËN PËR LIRI
(mësuesit Azem Marana)

Ishte kohë e luftës së dytë botërore
Gjithandej ndihej erë baruti edhe tymi
Shkelur nga çizme pushtuesi tokat arbërore
Nacionalja kërkonte t’i zgjohej agimi.

Por agimet nuk mund të vinin
Pa shkolla shqipe dhe pa shkollarë
Terrin nuk e zbonin ata që s’dinin
Pa u pajisur me diturinë e mbarë
Ashtu sikurse dhe liria e atdheut
Që e kërkon jetën t’i falet në altar.

Mision të shejtë pati shkolla
Bashkë me mësues prej pishtarit
Ajo çka u mësua në vija të holla
Brumosi rininë e shqiptarit.

Duhej të luftohej në dy fronte
Në atë për dije dhe atë për atdhe
“Shite lopën që e ke në shtëpi
blej pushkë dhe luto për liri”
Ishite klithma e nacionaldemokratit
Që pushtuesit nuk i shkonte shtatit.

Sepse aktivitetin me dëshirë e kishte
Shqiptarët dhe Shqiptarinë…
Të bashkuar dhe të lirë t’i shihte
Dhe thonte, -“nëse nuk lufton vetë
Lirinë tënde s’ta dhuron njeri”
Mbetesh rrob përherë në jetë
Asimilohesh edhe si etni..! 

About Post Author