TË PANDARË

Ishim dy miq
Dy miq të pandarë
Vetminë kishim vrarë.
Në buzëqeshjet tona
Lakmi kishte bota
Orët iknin shpejt
Nuk ndalonte koha.
Miqësia jonë
Sa larg kishte shkuar
Sa mëngjesi zbardhte
E ne ishim zgjuar.
A nuk e kuptuam
Apo kështu ishte më mirë
Mbetëm miq përherë
Por vramë dashurinë.