Blertë Tmava Veselaj:Më përqafo


MË PËRQAFO

Ndiej të ftohtë si në dimër të acart
Më ngrohë pak shpirtin në lutje
Më mbaj dorën me zemër të zjarrtë
Vetëm buzëqeshje më dhuro.

Dhe diçka në ketë jetë mos harro
Më përqafo si pëllumbeshën
A si perëndeshën më lëdhato
Të ngrohë jetën, shpirtin ma ngroh.

Në.përqafimin tënd ndiej universin
E gjej jetën plotë ngrohtësi
Në përqafimin tënd mos ma ngroh veç trupin
Po dhe shpirtin në tërësi .

Më larg nga unë nuk dua që të rrish
Më.afro botën e ëndrrave në jetën tonë
Më përqafimin tonë poezia fillon
Aty çdo e keqe tani ndalon.