Bleta-Cele Ozuni Sina


(Fabul)

Në një pemë mbushur me qershi,

i bën grerëza bletës shoqëri.

Pranë një mezhde thellë në lëndinë,

që të ngopte era trëndelinë,

bletës, ngritur i kishin shtëpinë.

Ngjajmë të dyja porsi motra,

-i tha bletës së bukur, grera !

Lere se ç’mendojnë bota,

jemi fis, mbushur me vlera!

E dëgjoi që tej bletërritësi,

dhe grerës i vuri tymin.

Ti-i tha-je soj grabitësi!

Je veç helm, siç ke dhe thumbin!

U mërzit e zu të grindej grera,

-s’ngordh aq lehtë, pa, mos ta gjetsha anën.

Ta mësoj se kam apo s’kam vlera,

ta tregoj sa mirë e përdor armën…

Qeshi bleta- shih dhe vetë e ditke!

‘’ Ngordha’’, thua, për mua thonë ‘’vdes’’…

S’jemi soj, pa s’jemi fare mike!

Unë kam miq dhe dua vetëm njerëz.

Autore :Sheqere Sina

Tè drejtat janè ligjore

Shqipèri !