Bletës time lozonjare..!
Brodha lëndinës për një bletë,
për një belkëputur lozonjare.
E di,që rri te petalet fletë-fletë!
“Ngordh” pas pjalmit,s’i manare.!
*
Kur të zura,ty moj bletë.
Më lodhi lêndinës një pilivesë.
Te pushi i trendafilit fleté fletë.
Po pudroste syt’ e saj të zesë.
*
Sa e doja një bletë,asaj dite..!
Ta çoja në timen koshere.
T’ë lëpija mjaltin në pite.
Te ojnat e saja,me arom pranvere.
*
Kur erdhi ora të bëj bletarin.
Të thashë,bëhu princesh e çapkanit
Buzë pjalmuar përtypma nektarin.
Me melhem lyemi pitet e xhanit..!
*
Thumbin ruaje për të tjerë.
Që të lakmojnë të përdëlluar.
Mos i lër luleve t’u marrin erë.
Me një thumb ke për t’i larguar..!
*
Gazit të ditës,të thashë moj bletë.
Për hojet e mia,dua një punëtore.
Bëj moj e uruar,siç ta do zemra vetë.
Thithja lules shujtën n’pjalmore..
*
Për pilivesën,kot më xhelozove.
Aty mes luleve,po luanim me xixëllojën
Merakun e rinisë,në dorë e pickove.
Plagës së vjetër,i’a mbylle gojën.
*
Mos rri tulatur dhe në merak.
Një mbretëresh kam,zoti të faltë.
Rriji pjalmuar zemrës time në parmak.
Se pilivisa e xixëlloja,nuk bëjnë mjaltë..