Bletët dhe grenxat-Vilson Mersinllari


Disa bletë kishin dalë për të kullotur

lëndinave të bukura,plot lule dhe bar

duke thithur nëpër këto lule shumngjyrshe

duke thithur me ëndje,të ëmbëlin nektar.

Si brodhën tërë ditën lule më lule

këmbë e krahë me nektar ngarkuar

morën rrugën ato me të shpejtë

në shtëpinë-koshere-për të shkuar.

Në mes të rrugës një moment qëndruan

një tufë me -grenxa-në rrugë takuan

filluan grenxat,të flasin herë pas here

a të vimë edhe ne,me ju në koshere ?

Sepse jemi jashtë,do filloj stuhija

shtëpinë tonë e ka mbyt lagështia

të mirat bletë grenxat i besuan

në shtëpinë koshere,ato i pranuan.

Sa po bletët shumë të lodhura

gjumë në koshere të flinin ranë

u ngritën grenxat menjëherë

filluan mjaltin bletëve po ju hanë.

Si e mbaruan mjaltin grenxat fare

e mbaruan të gjithin e bënë kut

vjedhurazi dualë ato një nga një

dualën të gjitha porsi hajdutë.

Bleta-mëmë-në mëngjez u foli

dëgjoni këtu bletë kudo të shkoni

asnjëherë ta dini këtë ju në jetë

shumë të tjerëve,mos ju besoni.

Mos besoni shumë,besoni sado pak

se besimi i tepërt,të fut në qorrsokak.