Blloku i vjetër-Vilson Mersinllari


——————————-

Sa herë bllokun e vjetër unë kur hap

ku fletët ndër vite,atij i janë verdhur

kur e shfletoj,një emocion i madh më kap

të qindra vargje,kam shkruar kam derdhur.

I lexoj dhe i rilexoj,vargjet shumë herë

kur e ndjej veten,ndër kohë i mallosur

edhe dimër të jetë,më duket si pranverë

në vargjet më të mira,fletët i kam palosur.

Një pjesë janë dergjur,shumë sirtareve

deri sa ato vargje,dolën një ditë në dritë

ju rezistuan viteve,dimërave dhe behareve

se mbetën të burgosura,nga paudhesitë.

E marr bllokun,me kujdes e mbështjell

sepse atë e kam sot,shokun më të vjetër

kujtimet të trishta,dhe të bukura më sjell

të asaj kohës të zymtë,të asaj kohës tjetër