Bohemi i fundit te ura e Belasë
Gezim Llojdia
1.
Kaloi një çast përpara syve.Kur u ndal automobili, atëherë e kqyra me vëmëndje.Ishte si një ushtar i luftës së fundit.Në kokë mbante një kapele ushtari.Por ,jo të ushtrisë tonë.Kapela s’kishte strehë.Thjeshtë futje kokën në të.Ishte sa madhësia e kokës.Kishte veshur një peliçe ushtrie.Një peliçe ishte vjetëruar prej kohësh.Pantallonat peliçe të trasha ushtari.
Ky ishte ushtari i fundit i asnjë beteje.Mirëpo kishte qenë prezentë ,në dy luftra botërore.Thjesht i ka parë me sy.Asnjë pushkë nuk kishte hedhur, në ato luftra.
…Në luftën e parë taljanët erdhën deri përtej Kotës ,shtruan udhë të hekurta,prunë vagona.Në luftën e dytë u ngopëm, me makarona.Erdhi Zogu.Ishte si një harabel që hap krahët.Po a e pe ti?Jo,jo. Ku ta shia.Ç’donte Zogu në Slap.Fashistët gatuanin makarona me mish.Ne se dinin.Kishte shije të adhtë.Ishte mish gomari.Prandaj kishin humbur hajvanët tanë?Ku si kërkuan ata të shkretë.Kurrë si gjetën…
Kur e kishin pyetur cili ishte regjimi më i mirë.Që nga koha e Zogut,luftrat e gjata.Socializmi.Tha.Duçja na ngopi me makarona.
-Ky është i çmendur ,o burra!
S’u muar më njeri më të.Ç’të merrej, po shkonte njëqind vjec.
S’ishte profet.Ata rrojnë gjatë.Njëri prej tyre me faltore në Jordani kishte jetuar 170 vjetë.Por ky bohem.Rronte me erën .Thinjej nga juga.S’ishte as artistë.Kurrë s’kishte shkruar një varg me dorën e tij.As artistë gjë që sbëhej llaf.S’dinte ç’ishte muzika.As shkrimi e këndimi.Nuk kishte shkruar kurrë një varg .Notat muzikore.Po ku i njihte ai.Por kënga polifonike i pëlqentë.Nuk kishte asnj talent dhe ne çuditërisht e quajtëm bohem.Sepse kishte jetuar, kështu i vetmuar në disa kohëra të gjata të vështira.As pas qejfeve, nuk kishte bredhur si bohem. Ku të bridhte ferrave ?Sigurisht efrrave bridhte pa bagëtisë.Ku kishte këtu jetë, që të bridhte.Këtu s’piptinte asgjë ,në kohët e shkuara.Këtu të merrte malli të takoje një njeri .Pra ç’bohem,qe ai? Jetë boheme ..?
Ai nuk ishte një ciganë.Por, bënte jetën e tyre. Një cigan ,në një gjendje dashurie. I mbetur, pa një takim të mëparshëm.Këtu lindi,ku u rri,këtu jetoi 100 vjet.
Në këto vise në kohët e shkuara, rrallë e tek gjeje njerzë në udhë.I vetmi bashkëbisedues ishin zogjtë.Ata i ndeshje kudo.Zogu këngëtar i gjeje në pemë.Duke kënduar me klithmën e tij drithëruese.Zogu këngëtar i këndon dashurisë.Mbush ajrin me muzikë.Nga një zog dashurie ose një pëllumb.Ai dëgjonë refrenin dhe do tja mbajë këngës,por s’di se qysh.Zogu është këngëtar dhe kënga e tij vjen falas çdo ditë.A mendon se ishte në zemrën e tij.Por ai këndon për veten e tij.Paçka se këngën e tij e dëgjon edhe ti.Sytë e ti ishin si një natë shiu,
në të cilën anijet,po fundosen dhe gjithçka, që shkruhet, harrohet.Në pasqyra nuk ka kujtim…
…Më në fund kooperativa i kishte dhënë për të jetuar nja 30 dele.Të sajtë kooperativa i kishte tufëzuar me kohë.
2.
Kur hëna lind në lindje,dhe çatitë e bardha përgjumin fshatin .Nën dritën e grumbulluar,rridhte uji. Sepse kudo që të mbështetësh kokën, rrjedh një përrua në Labëri.Por jo këtu.Nëse një hënë, hënore udhëton nëpër gjakun tënd ,një rrjedhë uji udhëton me kodrën e malin, këtu është shuar.Që nga Peta deri në Hysoverdhë ishin toka, si petë byreku,por ujë xhan- xhinë.Shteti ndërtoi një rezervuar në Petë.Burimet ishin të pakta.Thahej njeriu për pikën e ujit në zheg të verës.Këto fshatra s’mund të quheshin në lindje apo në perëndim të diellit.Prandaj edhe burimet i kishte pakta,një këtu,tjetrin atje,por shumë larg.
3.
Në verilindje të katundit, Mavrovë e sotme dhe Olimpia e djeshme në luginën e Shushicës. Gjenden përmbi përroin e Sklapit,dy ura të vogla.Njëra i përket disa shekujve të mëparshëm. Tjetra më e vonshme.Një është monument kulture.Tjetra nuk është.Njëra me një emër të çuditshëm :Slap. Tjetra akoma me çuditshme: “Ura e Belasë”. Mirëpo nga çdo shprehje e vogël, pa fjalë. Ka një mesazh! Ura e Belasë ,sigurisht, që u ndërtua për të shuar një bela. Më kanë treguar në Mavrovë. Për të shuar përgjithnjë një pikëllim të madh. Fisi kishte kryer një bela. Dhe fshati i dënoi. Largpamësia e krerëve të fshatit . Në shqetësimin e plotë të tyre .Një shqetësim, që e shndërron mesnatën në agim. Përtej fushës së gjerë ku do ti thërriste e kaluara. Ata zgjodhën, që familja e dënuar të ndërtonte një urë.Dhe kjo urë do ti shërbente fshatit.Ura do të lidhte dy brigje të përroit. Dhe me tu hedhur matanë urës, këmba do të zinte në kalldrëm. Katundi Mavrovë është i veçantë, sepse është i lidhur me rrugët me kalldrëm. Rrugë prej guri të shtruara nga mjeshtërit e gurit.Nëse nisesh nga Sklapi është rruga me kalldrëm. Nëse nisesh nga Kota është sërish rruga me kalldrëm. Nëse nisesh nga Peta e kështu gjithë katundi rrethohet nga rrugët e shtruara me kalldrëm.
Kështu ç’praj asaj kohe,ura që lidhte brigjet e përroit të rrëmbyer, u quajt:Ura e Belasë”.D.m.th ura, që shuajti një bela.Dhe në vend të saj mbeti një urë.U shuajt belaja u ngrit ura.Edhe sot e kësaj dite ajo urë punohet nga njëra anë në tjetrën. Ura e Belasë, është një urë lidhëse me përruan e Slapit, që derdhet nga liqeni i Petës si dhe ujërat e shumta të kodrinave me kodrat e fshatit Mavrovë. Mendohet të jetë ndërtuar në shek XIX .Ura ka një hark të madh është ruajtur mjaftë mirë duke i rezistuar kohës dhe faktorëve të ambientit. Ura është funksionale për kalimin e banorëve drejt një prej lagjeve të katundit. Mavrova është emri i sotëm i qytetit Olimpia .Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e emërtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve. Sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha.
Urat, që janë të ndërtuar përmbi përrenj të fshatit Mavrovë kanë nga një hark të ndërtuar nga mjeshtër të përpunimit të gurit ,element i të cilit gjendet aty pranë në kavat e gurit. Ato kanë bazament të fuqishëm dhe një strukturë të fortë,rezistencë karshi faktorëve të ambientit përfshi edhe ujërat, që janë armiku i tyre.
Duke qenë një qytet me kohë lindje p.e.s në luginën e lumit. Urat mund të kenë moshë më të hershme si dhe mund të kenë ekzistuar të tjera, ura monumentale.Të gdhendura në gurë dhe me një mjeshtri të veçantë ndërtimi.
Si :Ura e frëngut.Ura e Belasë.Ura e Slapit etj. Në të tri urat kam shkuar shpesh.
4.
Pranë urës së e Belasë vite më parë gjendej një banesë .Aty jetonte mohikani i fundit . Është fjala për bohemin tonë.Banori i saj i vetmi,ishte xha Zeqiri që kishte parë ,disa lloje regjimi. Që nga koha e Zogut,pushtimin,luftën e përbotshme dhe kohën e kooperativës .Madje ky ishte i vetmi banor i republikës, që nuk ja kishin tufëzuar bagëtitë e imta.Ky vishte një palë pantallona ushtarake të trasha.Vishte xhaketë ushtarake dhe një kapele ushtari.Ishte një ushtar i humbur i republikës.Dhe banori që bënte shpesh kalimin përmbi urën e Belasë.Pothuajse çdo ditë .Ngase aty ca metra më sipër,kishte strehën e vetme.Kjo është një histori e thjeshtë.Për një njeri të humbur të republikës.Por aq e rrallë. Ngjau në gushtovjeshtë . Veriu do sillte ngricën . Perëndimi shkrirjen e qelqit . Në mes urat.Në jug frynte era e pelave.
Vij prej andej dhe kam kujtime.Të lindur si të vdekshëme. E imja është hëna në skajin e fjalëve.Dhe bujaria e zogjve,
Dhe ulliri i pavdekshëm.Nëpër shpatet e Olympias.