Bojë që nuk shteron kurrë-Blerta Basha


Bojë që nuk shteron kurrë për ty moj e mira nënë,

Është boja e shpirtit tim që buron pa pushim.

Sa herë marr penën e shkruaj vargje për ty nëna ime

shpirt penën me bojë e ngjyej për të bukurat kujtime..

Nëse do më pyesesh nënë a u lodhe bija ime?

Për ty moj heroinë nuk ndjej lodhje as përtime,

Ti që më solle në jetë dhe në kohën e varfërisë,

Me dhe dashuri me zemër me të gjitha mirësitë.

Ti që natën e bëje ditë të na lumturoje ne fëmijët,

Kurrë s’të pash të qanin syt ditë e natë vetëm ndrije.

Ty të buzëqeshte fytyra si lulet që ka natyra,

Nënë moj e bukura nënë o sa shumë që të dua.

Për ty shkruaj natë e ditë poezi malli,

Dhe poshtë jastëkut i vendos fletë -fletë,

Ah sa djeg kjo zemër këtu larg mërguar,

Sa pena për nënën shkruan vet,

Me bojën e shpirtit që nuk shteron kurrë përjetë.