Bora Bora-Malli…..!!


Bora Bora

Malli…..!!
Malli është ajo pjes e shpirtit,që nga mungesa e dikujt….fillon e merë jetë!
Malli rritet si një lule në shpirt ,dhe rrënjët e saj nguliten thellë,aq thellë sa krijojnë plagë në shpirt…
dhe lulëzon,e lulëzon duke u ushqyer me ç’do sekond,orë ,ditë,muajë e vite të mungesës që ndjejmë,duke u bërë më e fortë!
Nuk besoj se do ketë njeri të mos e ketë ndier këtë ndjesi,pavarësisht shkallës,apo gradës së mallit që shpirti i është gjendur, a i ka mbledhur në thellësi të tij!
Të ndihesh mallë do të thotë se ndjen dashuri!
Një tjetër mënyrë e të shprehurit,apo e të thënurit “Të dua”!!!
Të ndihesh “Mallë” për dikë,a për diçka do të thot se ,”Ai” apo “Ajo diçka” për të cilën ti ke atë ndjesi malli ,,ishin të rëndësishëm për ty,ajo ç’ka ty të ka lumturuar ….dhe të ka bërë ti duash,e të ndjesh mungesën e tyre!
Sa më e madhe të jetë forca e dashuris,aq më e madhe është ndjesia e të ndjerit mall!
Malli ka fuqi e përmasa të ndryshme… të cilin (mallin) e shfaqim sipas karakterit dhe fuqis tonë shpirtërore,dhe rëndesës që mbartë “Ai” në shpirtin e secilit nga ne!
Ka mallë që nuk shuhet në jetë të jetëve….dhe këtë mall do ta krahasoja me një sëmundje të keqe, e cila nuk ka shërim.
Sa e sa njerëz e kanë ndjerë këtë mall,e shpirti i tyre është strukur,e vrarë prej tij!
Sa e sa njerëz kanë dashur ta shkulin me thonjë prej kraharorit këtë ndjesi……por më kotë,është e pa mundur …i tillë mall të shuhet!
Ne njerëzit jemi të çuditshëm…
Themi nuk e durojmë dhe as ta dëshirojmë mallin,dhe prap, jemi po ne që e shkaktojm dhe i japim jetë kësaj ndjesie!
Poooor…..nuk është as zgjedhja jonë të ndjejmë diçka të tillë si ” malli”!
Shpeshherë rrethanat,apo dhe të tjerët,qoft dhe ne vetë krijojmë të tilla situata ,të cilat na udhëheqin drejt mallit!
Përveç disa rrethanave që shkaktojn mallë të thellë, dhe ne nuk mund ta shmangim këtë fenomen i cili shkakton dhe dhimbje….!!
Por në disa rrethana ne mund ta ndalojmë këtë ndjesi malli ,duke mos hequr privilegjin e të qënurit pran njëri-tjetrit,e të ndjerit prezencën e njeri-tjetrit afër nesh!
Mendoj se… malli nga njeherë ta shtonë më shumë dashurin…..ndoshta dhe gaboj, se di!….Por di të them se,mungesa e disa personave e ka shtuar më shumë dashurin kundrejt tyre,dhe e ka bërë më të fort nga dje tek unë!
Është bukur të ndjenë për ty pak mallë,dhe ti për të tjerët po ashtu.Kjo tregon dashuri,tregonë se dëshiron,dhe të lumturon prania e tjetrit afër teje!
Por jo aq sa ky mall të kthehet në dhimbje,e të të vras pak nga pak shpirtin ,e duke e kthyer atë në një të vdekur të gjallë!

Mundohuni të mos ti lini vend mallit të hedhi rrënjë tek ju….por dëbojeni me prezencën tuaj,te njerzit që ju duan dhe që ju doni!

Bora Bora 

About Post Author