Bora Bora-“Vjeshta”…..ç’farë është vjeshta?


Bora Bora

“Vjeshta”…..ç’farë është vjeshta?
Vjeshta arrin të zhvesh shpirtra,ashtu si zhvesh vetveten!
Unë jam si vjeshta.
Ti,dashuria ime e bukur….je si vjeshta.
Ty ,më mirë se unë ,kush ti njeh ngjyrat e shpirtit e të të quaj “vjesht”….asnjë?!
Ti që mbartë “dëshirën” dhe” dhimbjen”,”fillimin “e “fundin” e kësaj vjeshte!
Ai,…ajo,të gjithë ata që njohën,a humbën,apo e jetojn dashurin në vjesht,….janë si vjeshta
Dhe ajo vajzë që është ulur poshtë një peme,dhe qanë dashurin e humbur ,teksa gjethet i bien mbi flokët e saj të kaçurrelta……..është si vjeshta!
Edhe ai djal që rri i menduar ,se si mund tja shpreh dashurin të zgjedhurës së vetë,…..është si vjeshta! Dhe ai që është i zhgënjyer,a i lodhur nga jeta…..është si vjeshta!
Vjeshta është dashuri,është ajo pjes e shpirtit ku burojn ngjyrat!
A ka më të bukur se vjeshta?
A ka poet që nuk i ka kënduar vjeshtës?
A ka njeri të mos jetë dashuruar me “vjeshtën”?
A ka piktor më të madh se vjeshta…….jo nuk ka?!
Unë e dua pak më shumë vjeshtën nga stinët e tjera!…….Ajo(vjeshta)më ka sjell shumë gjëra të bukura e të vyera, ajo më solli dhe ty……bashk me të mirat, dhe humbjen që mbart emri yt në unë!…..Nuk e di a humbe ti në të,a….ajo humbi në ty,por di që humbe,e vjeshta të mbajti në gji…..nuk të ktheu më te unë!
Dhe unë prap e dua vjeshtën,më ka falur çaste lumturie,…..dhe asnjë stin tjetër nuk mund ti fshij ato ç’ka vjeshta më fali!
Si një femër hire plot,që sheh veten e saj në pasqyr dhe thotë: Si unë nuk ka më të bukur”…ashtu është ajo! Ajo shfaqet në ç’do shpirt që e adhuron!
Vjeshta ka shpirt femre,di të luaj me ngjyrat e saj,di ti bëj njerzit ta dashurojn!
Mendoj se dashuria ka lindur në vjesht,ndaj dhe është kaq e bukur,e mbartë ngjyra shpirti!
Dashurojeni “vjeshtën”,i flisni për dashurin tuaj, e dashuria do bëhet akoma më e bukur kur shpirti të mbushet me bukurin e ngjyrat e saj!

Mirë u pjekshim VJESHT, e ardhësh gjithmon e më e bukur!
Shpirti im në ty, luan si fëmij,dhe dashuron në pafundësi……e pra,unë jam si Ty…..unë jam një ” Vjesht”

About Post Author