Bora Bora:Fluturova dhe sot


 Bora Bora

Fluturova dhe sot,
mes ëndrrash shumë ngjyrëshe,
të botës tënde,të ëndrrës sime!
Krahët lëshova mbi to,
i mbulova me ngjyrat e shpirtit tim!

Ëndërrat lulëzuan,
dora jote nuk mund ti mbante!
I lëshove të fluturonin,
në qiellin e dashuris!
Ashtu pa zhurëm,
si dimë vetëm unë e ti,
të jetojm ëndrrat tona,ç’do natë,
nën dritën e hënës!


About Post Author