Bora-Angjelina Gjeka Murtezi


-Angjelina Gjeka Murtezi

Kjo natë fund shkurti erdhi e veçantë.

Bora vazhdon me ra e qielli ndrin nga gëzimi që e mbuloi vendin me vellon e bardhë, e natës ja humbi errësinen e trishtimin.

Era që frynte i bante flokët e borës të fluturonin e ato dukeshin si flutura të bardha,

e qielli hargalisej së qeshuri nga kënaqësia që bora e mundi natën dhe errësinën!

Po na, brenda shpirtit tonë

a do të mund t’a mundim natën dhe errësinën?