Borë  kohë pa kohë-Nexhat Bexheti


Përsëri borë paska rënë në zemrën tënde

Ngrica i ka pushtuar ndjenjat e t’ua rëndë

Kokën se kthen,dhe me sy s’më shikon

Rrëshqet në akullin tënd ,s’dinë nga shkon

Vetëm e vetëm që mua,mos më takosh

Stina e dimrit shpesh të viziton

Gjatë vitit,dhjetëra herë,acarri me borë të mbulon

Strehohesh në shpellën e akullnajave e tradhton bukurinë

I nënshtrohesh letargjisë,pse e injoron dashurinë

Nuk është hera e parë,këtë pikturë e kam parë

Sytë e mi emitojnë  ngrohtësi  shkrijnë akullin e strehëve  varë

Acarrin, borën nga zemra yt e largojnë sendërtojnë vatër

Bindjet e luhatshme,tek ty mos bëjnë vatër,s’të dua për hatër