Borxhet e dashurisë…Suzana Rama


Ma ke borxh një copëz qiell,

netë me re apo ditë me diell,

dhe bashkë me ‘to edhe flladin,

lulet që aromë ndjellëse bartin,

Më ke borxh netë të tëra pa gjumë,

ikjen heshtas pa lënë fare gjurmë,

kilometra udhësh të lëna pa kthim,

hijen aq makabre në shpirtin tim.

Shumëzoji këtyre dhe vite të tëra,

që vehten pyesja pareshtur ç’bëra,

e përgjigje nuk kisha, dot nuk gjeja,

dhe kur çdo kujtim tonin mbuloi reja.

Më ke borxh ditët dhe buzëqeshjen,

kraharorin ku gjeja përherë prehjen,

këngët që këndonim e sillnin dehjen,

kohën kur papritur humba vetvehten.

Thonë, dikur gjynahet do të lahen,

se të zgjohen kujtimet që mbarsen,

do apo s’do ato flenë e s’largohen,

vjen dita që brënda shpirtit gjykohen.

Më ke borxhe dashuri që nuk lahen,

që rëndojnë e gjithe jeten s’të ndahen….