Horgito Hoxha
Erdhi te unë që në mëngjes,
Deshte borxh ca para,
S’pyeta fare ç’hall kishte,
Në dore ja lashë dhe aq.
Korektesia është mjalti borxhit,
Ne atë ditë që i thashë i solli,
Mi lerë atje te shishja e ponçit,
Ku mbajmë edhe ca stoli.
I la dhe iku në punë te vet,
Erdhi pas një muaji per adet,
I duheshin perseri ca lekë,
Te shishja e ponçit I ke :
Ashtu si i ke lënë vetë.
Këtë rrallë harroi ti sjellë,
Mendoi se i kisha tepër,
Por të kërkojë borxh ,
Përseri u qas në derë.
Te shishja e ponçit e drejtova,
Atje ku I ke lenë I ke,
Meri meqënëse të duhen,
Pas nje muaji ne mundsh mi kthe.
Te shishja e ponçit si gjeti,
U kthye fytyrëvrare nga une,
Pse nuk janë këtu më pyeti,
Janë I thashë si s’janë.
U vrenjtën retë si në vjeshtë,
Ne sy ja plasa rebeshin,
Si ke sjellë herën e fundit,
Prandaj si gjete te vendi.
Me para borxh nuk ngre shtëpi,
As vlera morale e as pasuri,
Në brezat që vijë,do të peshojë,
Turpi dhe fjala e rëndë BORXHLI.
Me motive nga krijimtaria popullore shqiptare e rrëfyer.