“Bota është në “shtegëtim”-Adriana Kongjini Bala


Adriana Kongjini Bala

Ecën treni nēpër shina,
Ecën edhe nuk ndalon,
Kalon shpejt si “suferina “
Mendja ime shumë larg shkon.

Ecë o tren dhe mos ndalo,
Sikur në qiell nga larg shikoj,
Malet e larta edhe kudo,
Në Vanovën me lule sikur qëndroj.

Ecë o tren dhe bjeri borisë,
Kalo nëpër fusha pa mbarim,
Të më çosh atje brenda avllisë,
Të mbushem e gjitha me gëzim.

Ecê o tren me shpejtësi,
Të të them seç ndiej në gji,
Mos këtu që jetoj dhe ri,
Jetoj mirë ,…por nuk jam aty…….

“Fluturo” o tren se vjen Viti I Ri,
Si drerat e Babagjyshit në përallë,
“Mere” dhe zemërën time tani,
Në botën e dashurisë të ndalë.

Ecë o tren në shinat e ëndrave,
Ashtu siç ndihem unë me ty,
“Jepu “jetë dhe plotësoi dëshirat,
Të më çosh në tokën e” ëmbël.”….. aty….

Eh mall që sa të roj nuk shuhet,
“Flas “me ty o tren në udhëtim,
Seç ka brenda shpirti nuk thuhet,
Bota është në” shtegëtim”