Bota është portokalle-Mimoza Eliona Osmani


Sytë e tijë si sytë e terit

asaja ,pastërti

Sheqerosura “sheqerit”

Që s’qe veç një shpirt i zi…

Gjuhët e flakëve e digjnin

Gjurmët e gjurmës pikturë…

Zemra nuk i’a njihte ligjin”

S’mundej dot të bëhej gurë.

I mermertë kujtim i ishit…

Ku dha qënien, mirësinë

Jashtë mbante fytyrë të Krishtit

Dhe përbrenda , hirin, grinë…

Ajo ish qiell pa mjegulla

Qelibar si qelibari

Ndjenjat i shtronte si pjergulla

Nisur nga një fije bari…

E donte si sytë e ballit

Syth me vesë lulja e brishtë

E verbuan sytë e djallit

Uji nën rrogoz një gisht…

I la zemrën si dhuratë

I’a plagosi dalëngadalë

I’a la bosh, liqen të thatë

Pa një mjellmë,pa një valë…

Por kjo botë është portokalle

Ç’pret të marrësh nga kjo , çfarë!?

T’a dish jeta është një valle

Që kërcehet përmbi zjarr

Këtu lind e këtu kalle

Veç ndryshon fara nga farë…

Moza