Bota paqe kërkon-Aferdita Kociraj Selishtaj


Bota paqe kërkon

Në këtë botë të errët, qetësi nuk gjenë,

As yjet dhe as hënën, gjëkund nuk sheh,

Nga kjo perde e zezë, që botën ka mbuluar.

Pse se grisin këtë perde të zezë,

Hëna dhe yjet të ndriçojë pa fund,

Dhe një ditë e bukur të lind plot gëzim,

Dhe dielli të shkëlqejë me rrezet e tij.

Të ndalin ato rrufe që qiellin e nxinë,

Të ndalë atë dorë që vretë pa mëshirë,

Ti thajë lotët në syt e fëmijëve,

Tu japë gëzim dhe mos ti lërë jetimë.

Se loti jetimit është shumë i rënd,

Janë gurë që dhe dheu si mbanë dot,

As një det dhe oqean ti nxë,

As dhe rrezet e diellit si thajën dot.

Bota kudo paqe kërkon,

Dielli i artë të ndriçoj çdo ditë,

Fëmija të buzëqesh si lulja në pranëver,

Këtë botë ta zbukuroj me lule pa fund.