Botë e lodhur…Nexhat Nallbati


O botë e lodhur ! O botë vrastare !

Njeriu i sotëm, dridhet para hijes sate,

Mëndja s’na shkonte, s’e prisnim kurrë,

Të”shkatrrohej” njeriu në këtë mënyrë.

Tani që vitet e pleqërisë numëroj unë,

Mërzitja dhe stresi, më lodhin shumë,

E vështirë ishte koha e rinisë time,

Por dashuri njerzore më shumë kishte.

Sot çfarë nuk shohim, çfarë s’dëgjojmë !

Janë kthyer njerzit më mizantropë,

Në sytë e fëmijëve, burri gruan vret,

Babai krimenel, vajzën e tij në pritë e nxjerr.

Në këtë botë të mallkuar me plot halle,

Flitet vetëm për luftë aspak për paqe,

Tek ne këto” peshqeshe” Kush na i solli ?!

Njeriun e sotëm kaq rëndë kush e mallkoi ?!

Në këtë botë të vyshkur nga lodhja e stresi,

Nuk gëzohet jeta, duke qarë mbeti mileti,

Jeta o njeri ! S’kalohet me dhunë e me të qarë,

Ajo vjen vetëm njëherë, ndaj duhet jetuarë.