Botë hipokrite-Ildije Xhemali


Vdiq një palaço që arriti majat.

Shijoi orgjitë dhe n’moshë të vonë.

Të njëjtët, hipokrit me shpirtin fallco,

Përcollën një faraon të erës tonë.

Ç’pasuri ke tretur n’kotsitë e tua,

Duke kërkuar rininë dhe n’pleqëri.

Vajzat minorene kthyer në prostituta,

Punonj’se seksi, shfrytëzuar pa kufi.

S’u pyetën, pse bën’ atë zgjedhje.

Të denja për shkolla, për pasarela.

Kushtet mizerabël hedhur në rrjeta

Kurse ju, kodosha, u përkëdheli jeta.

I shqtësuar më shumë për dëfrime,

me emra t’çuditshëm “Bunga- bunga.”

Mbijetove n’politikën e pacipë, zuzare,

Popujt n’shpirt e trup, gjithë gunga.

U mbytën në dete qindra vetë,

kërkojnë një vend pune, një çati.

Thjesh lajm, si gjithë lajmet e tjerë

Por ju shushunja, jetën ktheni në zi.