Bot’e tërë-Natasha Limaj


BOT’E TËRË

Ju lokale londineze

Mos “ qeshni “ me këngën time

S’jam e çartur, as e mefshtë

do veshi shqipërime…

Mos e mos buzën në gaz

Moj kurora mbretërore

S’jam e çartur, as e marrë

Ah…, të kem pak zhurmë vlore…

O ju parqe londineze

Që syrit m’i dhatë vegime

Lulëzofshi, se u mbyta

Shashicës aromë dafine…

Rrugë – rrugë londineze

Plasur tëmthat në mendime

Në të qindën e sekondës

Kokën, përmbi gur kanine…

O ti, gjë-ja londineze

Për ty, mase një thërrime

Unë tejngopur, zemrën plot

Bot’ e tërë , ShQIPJA ime!..