Botën e pata larg-Nexhat Nallbati


Në jetën time,aq vite sa rrojta,

Botën shumë larg e pata,

Jo se nuk desha t’a shikoja,

Por ajo ishte botë me rrota.

Përpjekje të mëdha bëra shumë,

Siç desha unë nuk erdhi kurrë,

Desha t’a kapja me të të luaja,

Nuk e kuptova,ajo luajti me mua.

Pata në jetë plot dëshira dhe ëndrra,

Ato ikën me vrap, dot nuk i kapa,

Një gjë të madhe në jetë mësova,

Ëndrrat më mbajtën gjithmonë zgjuar,

Dëshirën time, jetën për t’a jetuar.

Nuk çuditem sot që botën larg e pata,

Me të nuk mund të luash hapa dollapa,

Ajo është vërtet një botë me rrota,

E mbushur plot mashtrime e gënjeshtra.