
BOTOHET VËLLIMI POETIK “BLIC” ME 232 POEZI *TANKA* E AUTORES
FERASET PEZAKU VLADI,
FORMË E RE E KRIJIMIT ARTISTIK.
Të nderuar miq, krijues dhe lexues të rregullt të librit! Sot doli nga Shtëpia Botuese prestigjoze “Erik” vëllimi i ri poetik “BLIC”
me 232 Poezi-*Tanka”, duke u prezantuar kështu para jush me një formë të re të krijimit artistik. Falenderoj gjithë stafin drejtues dhe ekzekutues, Artin Grafik për realizimin e Kopertinës të cilët realizuan me cilësi të lartë edhe këtë libër artstik!
Me Respekt
Autorja
Erik Botime
“BLIC” nga Feraset Pezaku Vladi
( Seti Pezaku Vladi )
BOTIM I RI 2021
Libri me 232 *Tanka* është botimi më i ri,
i hedhur në treg nga Shtëpia Botuese “Erik”.
Me këtë libër autorja vjen tek lexuesi me një formë të re artistike të krijimit poetik, siç është forma *Tanka*, të shtrira këto në kohë dhe hapësirë, me larmi tematikash të pasura e të shumanshme ku gjendet e djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja.
Ky individualitet poetik me temperament dinamik, krahas të gjitha formave krijuese të poezisë sjell me këtë lloj forme arti, ngjyra të forta shprehëse, elokuencë e lakonizëm. Ky libër është një pasqyrë që tregon njohjen e mirë të teknikave të shkrimit dhe konsolidimin artistik të autores.
Libri gjendet në të gjitha libraritë e Tiranës dhe Durrësit. Ditët në vazhdim do e gjeni në të gjitha libraritë në Shqipëri dhe Kosovë.
Librin e porositni edhe online tek ne, në Bukinist dhe Tiranabook.
@erikpublishinghouse
#BotimiRi#Newbook#Tanka#Poezi
books #bookstagram#book#booklover#reading#bookworm#bookstagrammer#read#bookish#booknerd#bookaddict#bibliophile#booksofinstagram#instabook#love#bookshelf#bookaholic#reader#libros