BRAKTISJA
Nuk dua të më braktisësh
duke u fshehur pas shiut pranveror
duke i shkelur luleradhiqet e dashuruara
Nuk dua të më braktisësh
kur zogjtë lëjmërojnë mëngjesin shpresëdhënës
Nuk dua të më braktisësh
kur po zhytesh në lotët e syve të mi
Nuk dua të më braktisësh
nga sytë e tu kaltëroshë,
sepse dielli do t’u mungojë
