Brenda meje ti je mpiksur-Halit Haliti


Mes lotëve dhe buzëqeshjes tënde hapërova në ëndërr

Sytë nuk jan më të ëndërrave por kohës së ikur

Të vërtetën e kuptova para se të bëhesha dhëndërr

Ëndërra ime shkoi aq larg, u bë si një qiri i fikur.

Nuk kam pse të fshihem e të mos e them të vërtetën

Po të mundja do i zbrisja yjet nga qielli për tu rrëfyer

Për dashurin e lotit murg i zemrës dhe shpirtit

tërë jetën

Plaga e lënë në zemër sërish është mbërthyer.

Kohën e dashurisë na e vran, unë musliman ti e krushterë

Athua kah po shkojm o njrëz në këto ditë errësirash?

Nga lëngu i jetës të pagëzuar në pranverë

Ishe muza ime e shpirtit, jo fontan dëshirash.

Si ta harroj mërzin e asaj dite, shpirtin e dërgova në një planet tjetër

Sonte mu bëre ëndërr sikur drita e hënës zemra sa s’më ndali,më preke plagën e vjetër

Etja e malli asnjëher nuk shuhen, boshllëk i zemrës

Mallëngjyeshëm të shoh sonte,sa shumë i ngjan nënës!

Halit Haliti

Stuttgart