Brenda shpirtit tënd-Brixhilda Dede


Brixhilda Dede

BRENDA SHPIRTIT TËND

Shkriu ngricë e mekur e dimrit në litargji.
Fjollat e ujshme mbushën dete mendimesh të fshehta .
Zhveshur lakuriq në një qiell transparent,
reflektuar sytë e tu.

Zëri yt, tingull kumbues, mbështjell trupin në ngrohtësi.
Shikimi yt tejpërshkon errësirën e natës.
Të shkrin në epsh, ndezur prushin e zjarrit.

Brenda shpirtit tënd është një fushë jeshile.
Në një qiell korali.
Trëndafilë të damaskuar ritën,
në magji të plotë, madhështi.
Me ty,
Sytë e verbër të natës ndizen me yje,
qiejt shkrepëtijnë.
Brixhilda Dede @ 20= 1=2024