Brenda sysh ti ke furtunë-Lefter Shomo


Qënka shikimi yt si deti

Herë valë, bunacë, herë stuhi

Më transmeton drejtpërsëdrejti

Ndjenja jete që ndajmë të dy.

Hyj shumë herë në t’ ëmblat syçka

Far orientimi, plot kthjelltësi

Falin mijra rrezatime ngjyrash

Falin ngrohtësi e siguri.

Syçka bojëblu , një det plot shije

Yjeve u ngjajnë , sjellin agim

Shpirtit mbjellin farë qetësie

Paqe sjellin , gaz dhe amëshim.

Mbrëmë i kishe sytë e vrazhdë

Shkova pranë tyre të qëndroj

T’ hiqja gjithë baticat , dallgët

Të përbashkët dhimbjen ta jetoj

Brenda syve ja,shpërthen furtunë

Sytë derdhin lotë me ngashërim

I përcjellin ndjenjat dhe tek unë

Shpresa, lotë,gaz ,ngushëllim