Brenda vetes-Vaso Papaj


Kisha brenda vetes…

Kisha brenda vetes një muzikë të mekur.

Muzikë të dremitur … ëndërr, poezi.

Ndoshta mund të ishte dhe shaka e thekur…

Se i ngjante diellit në një kohë me shi…

Kisha brenda vetes një muzikë të vdekur.

E mora me ajrin, kur atë e ngrinë.

Desh ngriu dhe mua, prapa më ka ndjekur,

Po kish zemrën pranë, më ngjalli besim.

Kisha brenda vetes muzikë të përndjekur.

Zemra i dha ritmin, i dha ngrohtësinë.

Kapur jele kali, i gjallë dhe i vdekur,

Në rrugëtim pafund, të puthja lirinë.