Nga Dr.Selman Mëziu
Meditim
Nuk jam astrolog të zbuloi ndonjë yll në galaktikat qiellore. Nuk jam poet që me vargun e përthyer të një poezie të ngjall emocione. Aspak mbajtës pishtari për të zbuluar të vërtetën. Jam si gjithë kush në ketë botë që kërkon të jetoi me atë çfarë dinë, shkruan e punon në arë me plugun tërhequr nga qetë. Të vërtetën më pëlqen ta them pa mëdyshje. Kuptohet mbështjellur nga frika dhe emocionet. Por jo kurdoherë. Dhe ai Gjergj Vorfi të sapo kaluar të shtatëdhjetat nisi të tregoi. Takimi i projektuar prej disa vitesh u çfaq si dielli në lindje, i purpurt, ditën e enjte 09.11.2023.

Aty ku përshtjellohen andrrat dhe dëshirat.
Pastiçeria kishte pak njerëz. Mëngjezin e kandshëm e kaluam sëbashku. Ulur në një tavolinë diku në një qoshe. Gjergji hapi çantën e zezë. Nxori nga aty fotografi, gazeta të shumta, shkrime të ndryshme të botuara, dorëshkrime, pa lanun me një anë edhe dellin poetik. Pasi me foli për shume shkrimtar e poet italian, rus, frances e amerikan unë ia ndala ‘’vrapin,, duke i thanun: A mund të më thoni çfarë shkolle keni mbaruar? Ai mu përgjigj shkurt e prerë: -Të mesmen industriale në Fier.
Përgjigja më ngjalli kureshtje dhe mjaft e habitshme. Mirëpo ky sportdashës e trajner skuadrash futbolli zotëronte mjaft njohuri, në shumë fusha. Para meje kisha një enciklopedist. Në të treguar nuk i mungonin përshkrimet poetike. Frymëzimin ai e merrte në çast. Pastaj pena e bekuar e tij merrte udhë. Gjurmët e saja ishin të pashueshme. Mendimet e fjalët e tij, lëshonin rreze diturie e patriotizmi. Dhe ja çfarë shkruan ai në artikullin e fundit:
’’Ai të emocionon, të mbush me mall, të sjell në vëmendje vendlindjen, kur kalon dhe shikon motorin çao, të rrethuar me flamurin tonë të bukur. Sikur ban sfilatë me atë fllad fluturimi të erës që krijohet ngalëvizja e tij me motor.,, Mendimet Gjergji i shkëput nga realiteti duke i përcjellur në shkrim me frymë poetike. Sigurisht prekëse emocionuese, kureshtëndjellëse.
Ai flet i mallëngjyer për trojet e tij. Kurse pengu i largimit nga ai vend që kanë mbetur shumë pak familje e mundon shpirtërisht. Ndërsa ullinjtë të pa krastur, mjerisht, po mbulohen nge hedera e kulpra. Ato vajtojnë të zotët që i kanë braktisur. Aty në brigjet e Matit zhavornai e pa fund me një aortë uji të kaltër. Gjergjin e lashë të qetë të fliste, plotë emocione. Dalloheshin qartazi në fytyrën gjatoshe pelhurë bardhë e flokët mbi kokën pak sa gjatoshe si çati me bore.
Më fliste me pasion e dashuri për varret ilire në varrezat Vuksan-Lekajve në Malsi (toka brenda kufijve të Malit të Zi); të mbijetuarit e Trojes me në krye Enea Dardanin. Tregonte me dhimbje e shpirt të copëtuar për fëmijën, apo fëmijët shqiptar që pasi mbarojnë shkollën, shkojnë e mbledhin kanaçe nëpër kazana që të ndihmojnë baballarët për të fituar ndonjë qindarkë. Njëkohësisht fliste plotë hidhërim e fytyrë ngrysur, për fshatin Babashtica si dhe Pllanën e tij të cilat sëbashku me qindra fshatra shqiptare të braktisur nga të rinjtë e fëmijët. Fatkeqësi e madhe që fëmijët e mbetur nuk ndjekin shkollën, por janë kthyer në barinj apo lopçar.
Gjergji ndalet tek simpatia personale që ka për dyshen, Marin Mema e Elena Kocaçin duke vumun theksin te libri i saj i fundit ‘’Shqipëria dhe fuqitë e mëdhanë vitet 1878-1918.,, ndërsa hynte me pasion në kthinat e stërlashta të historisë duke folu për perëndinë e pellazgëve, Zeusin.
Dëgjoja me vëmendje e kureshtje kur më fliste për shkrimin ‘’Serbia në panik,, shkruar nga një shqiptar në Amerikë, Mark Gjoinaj. Më tej shqiptoi me dhimbje dhe pika loti, duke përshkruar se si suljoti 96 vjeçar flet me mall për Shqipërinë. Ai e lidh dialektikisht këtë me konferencën e Lozanës, 30 janar 1923. Marrëveshje midis Turqisë e Greqisë. E cila u pasua me reprezalje te popullit Çam dhe ndërrimin me grekët e Anadollit. Shkëmbim malli të gjalle si në rendin skllavopronar.
Historikun e xhubletës 4000 vjeçare dhe trimërinë epashoqe të heronjve Adem Jashari, Cen Elezi e babain e tij Elez Isufin etj. Të gjitha këto prurje të tija dalin prej gjuhëve të flakëve të patriotizmit e rrënjosur përgjatë jetën së tij plotë andrra trishtuese e plagë. Fortësia e karakterit ishte rrjedhoi e ushtrimit të sportit të futbollit, tregimet e shumta të babait të tij Mark Jak Vorfi i cili kishte vuajtur 5 vjet burg politik në Krujë.
Patate mbjellur në ranën e ishullit.
Një ishull me sipërfaqe rane dhe pishnaja aty këtu. Peizazhi i tij mbështillet nga ujërat e lumit Drini i Zi dhe detit Adriatik, duke shtuar reflekset e ngjyrave. Mirëpo aty rreth viteve 1950 u ngritën disa baraka. Ato ishin me dërrasa e mbuluar me kallama. Brenda tyre jetonin të burgosurit politik. Ato thithnin ajrin jonik të detit dhe erën e mykut të dërrasave për një fjalë goje, ndoshta edhe vesh e më vesh. Mundësi tjetër ishte biseda me mendime ndryshe nga çfarë ishte i kushteve të jetesës në socializëm. Idetë e fjalët e hidhura në ato kohë për socializmin mbanin pranë hekurat në duar, burgimin, torturat, punën angari, diskreminimin e të drejtave njerëzore.

Lezhë- gusht.2007
Në ato baraka jetoi, punoi e vuajti së tepërmi edhe agronomi Islam Hysenllari nga Kolonja e Lushnjës. Mirëpo ai ishte mjaft i zgjuar. I shkurtër nga trupi. Ndërsa me mendje pjellore. Sigurisht ushqyer me dituri e shkencë në njërin nga universitetet në Francë në fushën e agronomisë. Arrin një moment dhe nga truri i tij i biskon një ide. Bindja e tij ishte se mund të shndërrohej nga propozim në projekt e pastaj në zbatim. Por ai me këto bante qitje shumë larg. E kështu ndodhi.
Kërkon takim me drejtorin e burgut. Bisedon duke i shtruar projekt idenë. Pas shumë debatesh drejtori e miraton propozimin. Fillohet nga puna. Agronomi ynë që natën dridhej nga të ftohti ose ndjente pickimin e mushkonjave, vihet në krye të punës. Piketon vendin, ranishten, kuadrate të rregullta. Filluan të hapen kanale në ranën plotë pluhur. Magazina e burgut u furnizua me thasë lini. Nga parku i Laçit erdhën dy skoda vetë shkarkuese. Islami zgjodhi disa të burgosur dhe i shoqëruar nga policë, ndalen në Torovicë. Mbushin thasët me torfë. I ngarkojnë në skodat prodhim Çeke. Ato kthehen në ishullin e të burgosurve. Kryhet mbushja e kanaleve me torfë e mbillen patate mbajtur për farë.
Mjaft të burgosur dhe vetë drejtori e shikonin me skepticizem një ndërmarrje të tillë. Mirëpor mrekullitë vijnë nga dija. U prodhuan patate të cilësishme dhe me rendiment. Agronomi i burgosur lirohet nga burgu i barakinave sot Vain. Ai dërgohet si i internuar në vitin 1967, në Kooperativën e Shën Kollit, me emrin ‘’Ylli i kuq,, në rrethinat e Lezhës.
Në stinën e verës të po atij viti, dhjetëra hektar me misër preken nga vrugu. Ishte nje lloji myku. U alarmuan kryetari, specialistë e bujq. Ato morën prift Lulin të cilit, kishën ia kishin kthyer në shtëpi kulture. Ai duhesh të bekonte misrat, që t’iu hiqej kjo sëmundje, në fakt kërpudhore. Prifti i gjorë bëri të pa mundurën. Mirëpo nuk funksionoi për fat të keq. Kokë ulur si kallinjt e grurit në arat plotë shëndet, Hysenllari i hyri edhe një herë detit në kam. Troket në zyrën e kryetarit dhe i jep mendimin e tij. Kryhet organizimi i kooperativistëve, nxanësve të shkollave për të hequr me dorë mustaqet e misrit të vurgëzuara. Puna mbaroi shumë shpejt dhe ato u futën në thasë dhe u dogjën. Nuk vonoi shumë dhe rezultati u duk siç ndriçon dielli në kupën e qiellit në stinën e verës.
Pas një viti që mbaroi internimin agronomi Islam Hysenllari ndërroi jetë. Arsyeja është e dhimbshme. Biles e pa besueshme. Të sfilit shpirtin e të hynë frika në trup. Një jetë në ankth, sjell turbullira dhe të pa pritura në shëndet e mendje. Kishte kohë që ai kishte ngranun maja gjilpërash për t’i dhanë fund jetës. Shkaku i vuajtjeve të shumta e çoi në këtë vendim marrje. Kur njëra prej tyre udhëtoi në trupin e tij prej disa vitesh ‘’zbarkon,, në zemër. Aj u plagos randë. Sigurisht kishte qenun e plagosur prej kohësh nga jeta mbushur me vuajtje e hidhërime. Kjo ishte goditja e fundit. Mendja e ndritur në errësirën e kobshme nuk ndriti. Ajo u shua, sikur të mos ishte. Fatkeqësi e mbjellur nga ai regjim që përgjëroi intelektual të shumtë. Pasuri e thesare të çmuara dijesh, kulture dhe shkence për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë të varfër në palcë.
Ideja e inxhnier Radovanit
Agronom Islami e kishte të qarte se patatja që të prodhoi duhet me u ujit. Ai një ditë prej ditësh bisedon me inxhinierin elektrik të pompave, Nush Radovanin në ranën përbri barakave. Ky kishte mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë në Austri. E kush ma mirë se Radovani mund të jepte mendime. Sigurisht kështu do të ndodhte, nga biseda në projekt e më pas në zbatim. Idetë ishin të qarta se buronin prej mendjeve që kishin studiuar. Prandaj edhe puna fillon me plotë besim.
Në mesin e ishullit filluan shpimin me maja tubash me krah. Shpikje praktike që dhanë rezultat. Gëzimi ishte i pa përshkruar. Djersa e mundi, energjitë e të burgosurve dhanë frutin e vetë. Vrimat e pastaj gropat e thelluara u kryen në disa vende. Agronomi dhe inxhinieri e kishin të qartë se ky uji do te ishte i amël dhe jo i kripur. Natyrisht i kripuri nuk përdoret për ujitje bimësh.
Ndërtuan një rrotë të madhe me kova të rreshtuara njëra pas tjerës. Largësia ndërmjet tyre dhe pesha ishin llogaritur nga inxhinieri. Ajo sillesh nga krahët e të burgosurve me anë të një manovele. Punëtorët e tjerë mbushnin kovat dhe ujisnin patate. Atje punohesh me turne. Puna kërkonte djersë. Sigurisht energji muskulore. Ato flinin në baraka si qengja nga lodhja e ditës apo pa gjumësia e disa netëve. Megjithatë jeta e stërmundimshme vazhdonte edhe në ishullin e ranës e barakopolit.
Patatet, pjesa mbi tokësore rritesh për mrekulli. Vegjetacion i bujshëm e me plotë lule të bardha. Inxhinieri i gëzohesh punës së tij. Ai ishte bashkëpunëtori e kontribuuesi në projekt dhe në rezultatin që tani për tani edhe peisazhistik e bukuri ndjellës. Edhe ai pastaj u lirua. Sigurisht u internua. Dituritë e tyre nxanë në Universitetet e Evropës i dhanë jetë ranishtes. Në atë shkretirë ranë, njerëzit punonin dhe prodhonin. Inxhinieri dhe agronomi krijuan të mira materiale, ushqimore. Ato shprehën denjësisht se ishin shkolluar. Gjithashtu se ishin të aftë të banin vepra të dobishme për shqiptarët. Mirëpo fatkeqësisht përfunduan në barakat e një ishulli ranor. Një jetë, mbushur me vuajtje sfilitëse shpirtërore, morale dhe shëndetësore. Kohë që murosi mjaft të shkolluar në botën perëndimore. Shumica prej tyre u ndëshkuan nga regjimi për shprehje ideshë. E pa besueshme, por ja që ka ndodhur. Gjergji shprehet se ato i kishte dëgjuar që 13 vjeç. Edhe pse ato flisnin në Italisht kur vinin te babai im. Kuptohet, edhe muri ka vesh, thotë populli. Eh, muri nuk e kuptonte italishten! Sigurisht!
Emancipim me kërbaç nga ushtari austriak
Ishin vitet 1915 ose 1916. Zjarri shkatërrimtar i luftës së parë botërore kishte trazuar botën mbarë. Fshati Pllane rreshkej nga dielli i shtatorit. Arat rrethuar me ullinj. Aty këtu ndonjë selvi krahë mbledhur. Fshatarët mendonin për dimrin që do të vinte. Burri i shtëpisë ishte një mustaqe kacadre. Të zeza sterrë, me majën të ngritura paksa përpjetë. Këto, fytyrës i jepnin një pamje serioze e prej burri azgan. Llullën e kishte mbushur me duhan. Ajo tymoste si një dëllinjë e njomë kur digjet në zabale.
Morën udhën si familje për të shkuar te miku, në fshatin Shënkoll. Udha kalonte shpatit, pastaj ngjitej, hynte në një pyll dushkajash e zbriste duke përfunduar te shtëpia me tre poda. Gruaja kishte vumun shaminë e bardhë. Njërin fëmijë e kishte vetëm dy vjeç. Atë e mbante në krahë. Vajza Mrika pesë vjeçe ecte vetë udhës kamësore.
Buzëqeshja e fëmijëve dukesh në fytyra e lëvizjet e tyre. Ishin mërzitur për dajat. Edhe e shoqia Miranda do të kënaqej te babai e nana e saj. Ato hynë brenda. Kandili ndriste në dhomën e ndenjes, bashkë me një llambë vajguri në polsokun e oxhakut. Pasi u ngrit sofra, hangërn edhe shega, rrush të zi e molla të shijshme. U zgjuan herët në mëngjes. Nisen udhës për te shtëpia. Vesa ndriste në barëra e shkurraja. Ndoqën shtigjet nga kishin ardhur.
Në pyllin e dushkut ndalet pa pritmas burri. Me një latoshe pret ca dru. Gruaja hapi litarin, vendosi ato sipër. Pastaj uli shpinën mbi ato dhe i ngarkoi. Vazhduan udhën e ngushtë. Sakaq në qafë Prene dallojnë disa ushtar austriak me një shoqërues. Dy palët ecnin përball njëri tjetrit. Ushtarët u ndalën. Se çfarë biseduan në mes tyre. Skena që kishin parasysh, ju shkaktoi dëshpërim e keq ardhje. Burri hipur në mushk me llullën ndezur për shtatë palë qejfe. Fëmija pesë vjeçe ecte para nanës së vet. Ajo, kishte barrën me dru, djalin në krahë. Mirëpo barkun e kishte të dalun paksa jashtë. Kuptohesh ajo ishte dhe me barrë.
Ushtarët i ndaluan. Përkthyesi i tyre i tha të shoqit:
-Zbrit nga mushka,- Thonë ushtarët.
Ai u nxi në fytyrë dhe foli ashpër:
-Unë jam mbi mushkën time. Nuk ulem në tokë.
Përkthyesi ua tha ushtarëve të huaj përgjigjen kryeneçe. Ato humbën durimin. Sakaq ju afruan mushkës me qetësi. Njëri e mbajti atë për kërpeshi. Tjetri, trup gjatë e të hollë, iu afrua mustaqe kacadrenit. Me një thupër frashëri, i ra gjunjëve dhe e uli në tokë.Gruaja e tij Miranda u errësua ne fytyrë, nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte. Ju lutem i tha përkthyesi Mirandës:
-Shkarkoje barrën e druve. Ajo ju bind urdhrit. E hipën në mushkë sëbashku me djalin. Mustaqe kacadrenin e urdhëruan të ngarkonte barrën me dru në shpinën e tij. Ushtarët e shoqëruan deri në shtëpi. Disa fshatar i panë duke udhëtuar. Ato shprehën habinë vetëm me ndërrimin e ngjyrës së fytyrës. Nuk kishte ndodhur kurrë një gja e tillë në atë fshat.
Ndër kohë ngjarja u përhap si era. Disa syresh e trajtuan si një shqetësim të shkaktuar nga kohërat e turbullta. Dikush edhe kuptuan sjelljen e drejt të ushtarëve. Disa vazhduan zakonet e vjetra pa kokëçarje. Përdorimin skllavërues të gruas. Mrikës i mbeti në mendje kjo ngjarje. Kur do të rritej edhe disa vjet do të mendonte. ‘’Ndoshta bota do të ndryshonte. E drejta në pune e familje do të triumfonte. Të shpresojmë!,,
* *

*

Ura mbi lumin e Matit.
Foto e autorit 2008
Gjergji vërshoi si një lum me ngjarje kujtime. Babai i tij kishte qenë përkthyes i inxhinierëve italian kur ishte ndërtuar ura me harqe mbi lumin Mat. Ajo tanimë mezi mbahet në kambë.
Dashuria e tij për futbollin ishte ngjizur në jetën e tij. Ja një kalendar i shkurtër. Në vitin 1969 i riu nga Pllana e Lezhës merr pjesë me të rinjtë e ‘’Apolonisë,, në Fier. Talenti, trupi i tij sportiv më 1970 e ngjitin në kategorinë e parë me të njëjtën skuadër. Pastaj, po në këtë kategori me ‘’Beslidhjen ,, e Lezhës. Vazhdon si trajner i skuadrës ‘’Rilindja,, në Zejmen, e deri ne Firence të Italisë, trajner i te rinjve ‘’Shqiponja. Ai krenohet me lojtarin e sotëm, të shquar shqiptar Elsaed Hysi i stërvitur nga ai, për shumë vite. Sot ylli i futbollit shqiptar. Shkrimet e fotografitë ishin të panumurta, për këtë dashuri të pashuar sporti.
Brenga e tij ishte shkuarja e një romani, puna si trajner e sa sa andërra të tjera. Mbledhja e radhitja në një libër i të gjitha shkrimeve në shumë gjedhe do të ishte ndërmarrja ma e fuqishme dhe e kohës, ju shpreha unë në fund. Me premtoi se do t’a ndërmerrte. E përcolla duke i uruar udhë të mbarë deri te shtëpia e tij në rrethinat e qytezës se Pratos pranë Firences.
Firence 11.11. 2023