Brenga shege-Arben Velo


Rri e pyes Nëntorin për huqet e shegës

në 12 fole më kyçi farat e brengës…

Shëtisin mbi të vesëzat, si zonja oborri

(me finesë në mëngjeset e modës)

me çizme jeshile, me lidhëse deri te gjuri

ndez stuhi të kuqe, xhubleta e kokrrës..

Stiluar me dhëmbëza gjaku,kjo veshje prej brenge

Lëkura të çara, vesh si modë vjeshte

Kurrë si mora vesh, ato, huqet e shegës

në 12 dhomëza kyçur, farat e mia të brengës…