Më gërryet moj brenga,çullak më latë..!
Me hordhi taboresh,vini e më kaploni.
Bridhni qytetit,me erën ulërini nëpër natë.
Zoti u dhëntë udhën,e plagët mos m’i zgjoni!
**
Sa “vras” njê brengë,me vrap vjen njê dert.
Që t’përmallura e epshuar,rrijnë terrinës!..
Tufa-tufa bredhin si qentë nëpër qytet.
Lehin dhe majmen në habitatin e zezinës!..
***
Neuronet me flakë dragoi,u djegin laqet,
“Brengat e mira”mbi letër duan t’i palojnë.
Dertet s’i kadetët,mbrehin shigjetat e harqet
Zemra me një hu n’dorë,ruhet mos e qëllojnë..!
Copyright Ardian Muça..!
